Paralajmërimi i OBSH-së: Pandemia do të zgjasë edhe gjatë vitit 2022

227 0

Pandemia e Covid 19 do të vazhdojë edhe për një vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkak për këtë, OBSH thotë se është mosfurnizimi i vendeve të varfra me vaksina anti Covid.

Drejtuesi i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, tha se situata në vendet e varfra jep sinjale se kriza e pandemisë “mund të vazhdojë edhe në vitin 2022”.

Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera.

Aylward u bëri thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga porositë e vaksinave, në mënyrë që kompanitë farmaceutike të mund t’u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta.

Mund t’ju them se nuk jemi në rrugën e duhur. Ne me të vërtetë duhet ta 123-përshpejtojmë (vaksinimin) ose e dini çfarë? Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë sesa duhet“, tha ai.

Programi global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra, COVAX, planifikonte të shpërndante dy miliardë doza vaksinash deri në fund të këtij viti, por deri më ka dërguar 371 milionë doza./Burimi:Topchannel