Maskë Për Flokët Në Kushtet e Karantinës – Natyrale dhe e Thjeshtë

707 0

A e mban mend kur ishte hera e fundit që ke shkuar në një sallon bukurie?

Me siguri kjo kohë të tingëllon shumë e largët.

Megjithatë, pavarësisht faktit që jemi të izoluar, kjo nuk do të thotë që të anashkalojmë kujdesin për lëkurën dhe flokët.

Patjetër që në këtë situatë na duhet të jemi pak dorështrënguar duke hequr sa më shumë shpenzime të panevojshme, por kjo në mënyrë absolute nuk do të thotë që të heqim dorë nga kujdesja për veten.

Në mungesë të produkteve kozmetike, mund të përdorim ato natyralet që na gjenden në frigorifer.

Një shembull do ta gjeni në këtë artikull të AgroWeb.org ku do të mësoni përgatitjen e një maske shumë të shëndetshme dhe efikase për flokët.

Mjaltë, Kos Dhe Vezë, Maskë Për Flokët Në Kushte Karantine

Shëndeti i flokëve kërkon përkujdesje të vazhdueshme dhe ushqyerje të shëndetshme.

Disa prej ushqimeve më të mira për shëndetin e flokut nga jashtë brenda, sipas të dhënave të AgroËeb.org, janë veza, kosi dhe mjalti.

Mjalti

Mjalti ndihmon në ushqyerjen dhe zbutjen e flokut.

Sa më i butë të jetë floku, aq më e vështirë do të jetë këputja e tij.

Kjo e fundit ngadalëson rritjen e flokut.

Mjalti është i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë shëndetin e flokut dhe skalpit.

Për më tepër, mjalti ka efekt pastrues të flokëve.

Kosi

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, acidi laktik tek kosi ndihmon në hidratimin e flokut.

Për më tepër, gjatë shpëlarjes, kosi ndihmon në pastrimin e  flokut prej qelizave të vdekura.

Kosi ka vlera mjekësore dhe kozmetike që ndikojnë në shëndetin e rrënjëve, majave dhe skalpit.

Vitamina B12 ndihmon në rritjen e flokut dhe parandalojnë rënien e tij.

Veza

Ushqyesit që gjenden tek veza janë të njëjtët që gjenden tek një flok i shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

E verdha e vezës ndihmon kundër rënies së flokut, flokëve të brishtë dhe për rritjen e tyre.

Për këtë maskë ju nevojiten:

  • 1 vezë,
  • 1 lugë gjelle me mjaltë,
  • 2 lugë gjelle me kos.

Përgatitja e Maskës

Rriheni vezën në një enë të thellë qelqi.

Shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe dy lugë gjelle me kos.

Përziejini përbërësit mirë deri sa të formohet një masë kremoze dhe e butë.

Maskën aplikojeni në skalpin e kokës dhe në të gjithë gjatësinë e flokut.

Atë duhet ta mbani për 20 minuta dhe më pas kokën duhet ta lani me ujë të ftohtë ose të vakët.

Uji i nxehtë e mpiks vezën dhe do ta keni të vështirë ta lani nga flokët.

Kjo maskë do ketë një efekt zbutës për flokun.

Ajo është perfekte për flokët që janë me yndyrë në zonën e rrënjës dhe të thatë në maja./AgroWeb.org