Simptomat e Reja Të COVID-19: OBSH Ju Tregon Çfarë Duhet të Bëni Kujdes

250 0

Sipas ekspertëve të ISHP të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, simptomat e virusit COVID-19 që ka marrë qindra e mijëra jetë në mbarë botën, shfaqen me  problemet me aparatin e frymëmarrjes.

Ky virus shkakton ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi te vazhdueshme në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje” thuhet në lajmërimin e ISHP.

Megjithatë, ekspertët në bazë të monitorimit të kryer tek personat e prekur dhe ata të shëruar prej COVID-19 kanë vënë re edhe disa simptoma disi të pazakonta të COVID-19.

Diare Dhe Të Përziera

Problemet me tretjen po lidhen gjithnjë e më shumë me infeksionin e COVID-19 dhe simptomat e tij, pavarësisht se ato mund të kenë shkaqe nga më të ndryshmet.

Në raste shumë të pakëta të pacientëve të prekur nga COVID-19, siç raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë vënë re simptoma si diarea dhe të përzierat.

Plogështi Dhe Konfuzion

Në disa raste të pakëta, pacientët e prekur nga COVID-19 kanë raportuar simptoma si: parehati, gjëndje plogështie, këputje dhe konfuzion.

Këto njihen si simptoma atipike të COVID-19, të rralla por të pranishme.

Ethe Dhe Dhimbje Muskulare

Ethet dhe dhimbjet muskulare janë simptoma që shfaqen krah disa sëmundjeve dhe infeksioneve, pra jo vetëm në rastin e COVID-19.

Megjithatë, ekspertët kanë vënë re jo pak raste kur pacientë të infektuar me COVID-19 kanë raportuar praninën e etheve dhe dhimbjeve muskulare.

Në studimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë shkruhet se në 11% të rasteve të COVID-19, pacientët kanë thënë se kanë pasur ethe dhe 14 % të tjerë kanë raportuar dhimbje muskulare.

Ekspertët besojnë se këto të dyja mund të jenë shenjat fillestare para shpërthimit të simptomave të infeksionit.

Ndaj nëse vëni re probleme të tilla, sigurohuni që të merrni masa dhe të izoloheni nga të tjerët.

Dhimbje Koke Dhe Marramendje

Një studim i publikuar në revistën The Lancet shpjegoi se 8% e pacientëve me COVID-19 kanë përjetuar dhimbje koke.

Marramendja është një tjetër simptomë e vënë re në raste të izoluara.

Megjithatë, në këto raste, marramendja ka qenë shumë e fortë gjë që sinjalizon rreziqe më të mëdha shëndetësore.

Rrjedhja e Hundëve

Një numër shumë i vogël njerëzish të prekur me COVID-19 kanë raportuar se para shfaqjes së simptomave kanë patur rrjedhje dhe bllokim të hundëve.

Megjithatë, ekspertët thonë se tështima dhe rrjedhja e hundëve, janë më shumë tregues i alergjive dhe të ftohurës se infeksionit me COVID-19./AgroWeb.org