Nëse Jeni Mbi 40 Vjeç Këto Simptoma Të COVID Mund Të Mos Largohen

341 0

Ende ka shumë gjëra që nuk dimë për COVID-19, por një gjë që është bërë e qartë është se koronavirusi vazhdon të infektojë njerëz dhe nuk ka ndërmend të largohet.

COVID ka aftësinë të riinfektojë njerëzit dhe të lërë simptoma për një periudhë afatgjatë tek disa.

Ekspertët thonë se këto simptoma prekin diku nga 10 deri në 30 % të individëve të infektuar dhe se mund të zgjasin më shumë se një vit.

AgroWeb.org ju fton të njiheni më poshtë me studimet e fundit që pohojnë këtë gjë.

Çfarë tregojnë studimet e fundit?

Një studim i ri i publikuar në shtator, ku AgroWeb.org u mbështet, ka zbuluar se humbja e nuhatjes ose e shijes është më e vështirë të rikthehet tek të rriturit mbi moshën 40 vjeçare.

Sipas sondazheve të vazhdueshme për humbjen e nuhatjes dhe shijes nga COVID-19, këto simptoma zgjatën nga 14 ditë deri në gjashtë muaj.

Sipas studimit, tek pjesëmarrësit më të rinj se 40 vjeç nuhatja dhe shija u rikthyen më shpejt.

Por ky nuk është studimi i parë që sugjeron se për të rriturit është më të vështirë të rifitojnë shijen dhe nuhatjen në një kohë të shkurtër.

Një studim tjetër, i kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), zbuloi se njerëzit mbi 40 vjeç ishin më të rrezikuarit nga COVID.

Humbja e shijes dhe nuhatjes ishin dy nga simptomat më të zakonshme që zgjatën për një periudhë afatgjatë.

Kjo u raportuara nga gati 13 % e pacientëve dy muaj pasi ata rezultuan pozitiv për virusin.

Ekspertët në Shkollën e Mjekësisë të Harvardit, thonë se edhe pse duket se ka rreth 60 deri në 80 % shanse për të rifituar nuhatjen ose shijen pas infektimit, shërimi për të moshuarit mund të zgjasë më shumë dhe të mos jetë i plotë pasi këto shqisa gjithashtu dëmtohen edhe me kalimin e moshës.

Për disa njerëz, këto simptoma janë të përkohshme, por për të tjerë mund të jetë e përhershme, thonë ata./AgroWeb.org