Omega-3: Përfitimet Për Shëndetin E Lëkurës Dhe Flokëve

618 0

Acidet yndyrore Omega-3 janë kryefjala e lajmeve dhe këshillave për shëndetin.

Këto ushqyes janë tejet të dobishëm dhe për fat të mirë gjenden tek ushqime si: arrat, produktet e detit, farat dhe vajrat bimorë.

Acidet yndyrore Omega-3 ndahen në tre lloje:

  • Acidi alfa-linoleik,
  • Acidi eikospaentaenoik,
  • Acidi dokosaheksaenoik.

Ky grupim acidesh ofron përfitime të shkëlqyera për shëndetin.

Ato e ndihmojnë njeriun të luftojë depresionin, inflamacionin dhe të mbrojë shëndetin e zemrës.

Disa përfitime shtesë që acidet yndyrore Omega-3 ofrojnë për njeriun kanë të bëjnë me lëkurën dhe flokët.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se këto përfitime për lëkurën dhe flokët janë shkencërisht të provuara.

Kundër Dëmeve Nga Dielli

Këto acide e mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë UVA dhe UVB.

Ekspertët thonë se konsumi i vazhdueshëm i acideve yndyrore përmirëson shëndetin e lëkurës dhe pengon shfaqjen e puçrave apo skuqjes nga dielli.

Ato e bëjnë lëkurën të ketë ndjeshmëri më të lartë ndaj rrezeve të diellit.

Kundër Akneve

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se një regjim ushqimor i pasur me acidet yndyrore Omega-3 ndihmon në pakësimin ose zbehjen e akneve në lëkurë.

Kjo ndodh sepse aknet, kryesisht shfaqen si pasojë e një inflamacioni në organizëm dhe acidet yndyrore Omega-3  janë efikase në eliminimin e tij.

Kundër Tharjes dhe Skuqjes së Lëkurës

Acidet yndyrore ndihmojnë të ruajnë lagështinë e lëkurës.

Ato shmangin tharjen, skuqjen dhe ashpërsimin e saj.

Studimet thonë se në vetëm 12 javë konsumi të rregullt të acideve, lëkura e fytyrës është më e hidratuar, e butë dhe e ushqyer.

Për Flokët

Acidet yndyrore Omega-3 nxisin rritjen e flokut. Kjo është vënë re nga disa studime mbi gratë me flokë të hollë.

Rezultatet treguan se marrja e suplementëve pakësonte ndjeshëm ritmet e rënies së flokëve dhe nxiste rritjen e tyre.

Ushqimet më të mira për shëndetin e flokëve të cilat përmbajnë Omega-3 janë: salmoni, skumbria dhe harenga.

Ato gjithashtu ofrojnë proteinë, vitaminën D3 dhe kompleksin e vitaminave B që janë thelbësore për shëndetin e flokëve./AgroWeb.org