Perime të Pjekura në Furrë – Të Gjitha Vlerat Në Një Pjatë

6k 0

Një sallatë e shijshme, fantastike e pasur me vlera ushqyese dhe ideale për të shoqëruar një vakt të shëndetshëm dreke apo edhe darke.

E përgatitur me perimet më të mira të stinës, të cilat sigurisht mund t’i përzgjidhni sipas dëshirës.

Karrota, patate, kungulleshka, qepë, hudhra, brokoli, lulelakër e patëllxhanë, gjithçfarë perimesh që keni në kuzhinën tuaj mund t’i bëni pjesë

Kjo është ndër ndër sallatat tipike shqiptare, e përgatitur prej dekadash nga nënat e gjyshet shqiptare.

E lehtë, plot shije dhe fantastike për të shoqëruar gatime të ndryshme tradicionale ose jo.

Plotësimi i përbërësve kryesorë të kësaj sallate me vaj ulliri, lëng limoni, uthull balsamike, piper e majdanoz e shndërron atë në një pjatë të preferuar për shijen.

Kjo sallatë është fantastike në shoqërimin e gjellëve të ndryshme, mishrave por edhe të tjera gatimeve të kuzhinës shqiptare.

Jo vetëm shija por mbi të gjitha vlerat ushqyese të saj janë fantastike për organizmin.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë një mënyrë krejt të lehtë të përgatitjes së sallatës së perimeve të furrës në shtëpi.

Një mënyrë fantastike për ta shërbyer gjatë vakteve të drekës dhe darkës për gjithë familjen.

Sallata e perimeve të Furrës Krejt Lehtë në Shtëpi  

Përbërësit

(Perimet dhe sasia e tyre për këtë sallatë përzgjidhen sipas preferencës, përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

Dy karrota

Dy patate mesatare

Dy kungulleshka

Një kokërr qepë

Një ose dy patëllxhanë mesatarë

Dy speca të kuq

Dy speca të gjelbër

Disa degëza brokoli

Disa degëza lulelakër

Kripë

Vaj ulliri

Piper

Majdanoz

Uthull balsamike

Përgatitja

Të gjitha perimet pastrojini mirë me ujë të bollshëm.

Futini të gjitha në zgarën e furrës së parangrohur në 200 gradë dhe lërini të piqen përreth 30-40 minuta.

Pasi të jenë zbutur hiqini nga furra, qërojini me kujdes dhe pritini në copa të vogla sipas dëshirës.

Marinojini me vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz i grirë hollë, hudhra të shtypura, uthull balsamike e disa pika limoni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.