Prebiotikët dhe Probiotikët Efketi i Fortë Për Aparatin Tretës

516 0

Tashmë e dini lidhjen mes baktereve të “mira” dhe shëndetit të aparatit tretës. Këto baktere bëjnë më shumë se nxitja e tretjes, ato ndikojnë në humorin tuaj, metabolizëm, menaxhimin e peshës dhe sistemin imunitar duke mbajtur mikroorganizmat e rrezikshëm nën kontroll.

Bakteret e mira rriten natyralisht në mjedisin e tyre ose mund t’i merrni përmes probiotikëve.

Çfarë Janë Prebiotikët Dhe Ku Ndryshojnë Nga Probiotikët?

Mikrobioma e aparatit tretës përbëhet nga një larmishmëri bakteresh të “mira” dhe të “këqia”.

Prebiotikët ndihmojnë në luftën kundër baktereve të “këqia” dhe shërbejnë si ushqyes për ato të “mirat” duke ndihmuar në shumimin e tyre.

Prebiotikët kalojnë përmes zorrës së hollë të patretura dhe fermentohen në zorrën e trashë duke krijuar substanca të nevojshme dhe e diversifikojnë mjedisin përreth.

Prebiotikët janë më të fuqishëm se probiotikët, pasi shumica e këtyre të fundit “vdesin” në kur bien në kontakt me nxehtësinë dhe aciditetin e stomakut. Nga ana tjetër prebiotikët ushqejnë bakteret e “mira” që ekzistojnë në këtë sistem pa u shkatërruar gjatë procesit të tretjes.

Përfitimet Kryesore Të Prebiotikëve

Meqë ato ushqejnë bakteret e nevojshme në sistemin tretës, konsumi më i shpeshtë i tyre ndihmon në balancimin e tij.

Një sistem tretës i shëndetshëm mundëson përthithje më të mirë të ushqyesve, përforcon imunitetin, metabolizmin si dhe ju bën të ndiheni më mirë se zakonisht.

Cilat Ushqime Janë Të Pasura Me Prebiotikë?

Çikoret

Luleradhiqet

Argjinaret

Hudhrat

Qepët

Preshi

Shpargujt

Bananet

Elbi

Tërshëra

Mollët

Kakao

Farat e Linit

Krundet e Grurit

Algat e Detit

Konsumi i rregullt i prebiotikëve do të ndryshojë rrënjësisht shëndetin e aparatit tuaj tretës duke mundësuar të gjitha përfitimet shëndetësore të lartpërmëndura.

Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të konsumoni probiotikë, por se duhet t’i përfshini të dyja kategoritë në dietën tuaj për përfitime maksimale. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.