Prevedeja e Ftoit, Ëmbëlsira Plot Vlera

1.8k 0

Gatimi është metoda më e përshtatshme për të shijuar plotësisht vlerat e ftoit.

Ftoi është një frut i çuditshëm dhe është i vështirë t’i rezistosh. Por nëse e kafshon sapo e ke këputur nga pema, do ta shijosh menjëherë.

Shumë prej varieteteve të ftoit janë shumë të thartë ose kanë aftësinë ekstreme të rrudhin qiellzën.

Nga ftoi përgatitet një reçel tejet i shijshëm me ngjyrë të kuqërremtë por edhe një prevede e ëmbël, nga ajo që të shkrin në gojë, që shijohet kryesisht në vaktin e mëngjesit.

Ftoi është i mbushur me pektinë natyrale. Kjo do të thotë se në gatimin e reçelit nuk do të keni nevojë të shtoni pektinë shtesë, siç ndodh me frutat e tjera.

Receta e prevedesë së ftoit është shumë e thjeshtë.

Përbërësi bazë për prevedenë në fjalë është ftoi i cili transferon në këtë ëmbëlsirë të gjitha vlerat dhe ushqyesit e nevojshëm.

Përbërësit

1.5 kg ftonj ose 4 ftonj të mëdhenj

7 gota me ujë

3 gota e gjysmë me sheqer

Përgatitja

Lajini ftonjtë dhe prituni majat. Mos e hiqni lëkurën. Priteni në 6 deri në 8 copa secilin prej ftonjve dhe hiqni pjesën e bërthamave.

Hidhini ftonjtë në një tenxhere të madhe të mbushur me ujë. Lëreni të ziejë në një temperaturë të lartë. Uleni temperaturën por lërini ftonjtë të ziejnë për rreth një orë deri sa të zbuten tërësisht.

Copat e zbutura duhen shtypur sa të krijohet një pure e butë. Nëse masa e puresë është e thatë, shtoni pak ujë deri sa të ketë paraqitjen e një supe të trashë.

Merrni një kullesë, mbi të cilën keni vendosur një napë të palosur në dysh. Kullesën vendoseni mbi një enë të madhe. Kulloni purenë e ftonjve për 2 orë dhe ruajeni për më vonë për përgatitjen e një salce të veçantë ftoi.

E gjithë masa e kulluar duhet të ketë nxjerrë katër gota me lëng. Nëse keni përfituar më pak, atëherë shtoni pak më shumë ujë në purenë e ftonjve të mbetur në napën mbi kullesë dhe përzijeni.

Lëreni të kullojë sërish. Mos hidhni ujë direkt në lëngun e përfituar nga kullesa, sepse do të hollohet ndjeshëm.

Sterilizoni kavanozët duke i futur në ujë të zier. Në të njëjtën kohë, hidheni lëngun e ftonjve në një tenxhere të madhe. Shtoni 150 gramë sheqer dhe 2 lugë gjelle shtesë për çdo gotë me lëng.

Përziejeni vazhdimisht deri sa sheqeri të shkrihet plotësisht dhe të ziejë dhe që përbërësit të lidhen me njëri tjetrin.

Hidheni lëngun në kavanozët e bërë gati, duke lënë një hapësirë të vogël nga sipërfaqja. Mbyllini kapakët e kavanozëve dhe vendosini në një tenxhere me ujë të zier për 5 minuta. Hiqini dhe lërini të ftohen plotësisht.

Nëse e konsideroni veten fillestar në artin e përgatitjes së reçelit, duhet të mbani mend që reçeli do të jetë i lëngshëm edhe kur kavanozët të hiqen nga tenxherja me ujë të valuar, por ai do të nisë të trashet ndërkohë që ftohet./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.