Produktet Armike që Dëmtojnë Mëlçinë dhe Organizmin

535 0

Disa produkte të caktuara janë vërtet të gabuara nëse ju intereson shëndeti i mëlçisë. AgroWeb.org ju sjell një renditje të cilën duhet ta mbani parasysh.

Sheqeri

Shumë sheqer nuk bën vetëm dëm tek dhëmbët tuaj. Sheqeri arrin të dëmtojë fort edhe mëlçinë.

Mëlçia shpërbën një lloj sheqeri të quajtur fruktozë, për të bërë yndyrë.

Shumë sheqerna të rafinuar dhe shurupi i misrit me përmbajtje të lartë fruktoze sjellin tepri. Kjo shkakton një grumbullim yndyror që mund të çojë në sëmundje të mëlçisë.

Disa studime tregojnë se sheqeri mund të jetë po aq i dëmshëm për mëlçinë si alkooli edhe nëse nuk jeni mbipeshë.

AgroWeb.org ju tregon me këtë rast edhe një arsye tjetër të fortë për të kufizuar ushqimet me sheqerna të shtuara.

Mbipesha

Mbipesha arrin të krijojë dhjamosje në qelizat tuaja të mëlçisë dhe të çojë në sëmundje të mëlçisë.

Si rezultat, mëlçia juaj mund të rritet dhe me kalimin e kohës, mund të ngurtësohet duke sjellë sëmundje si cirroza.

Studimet e konsultuara nga AgroWeb.org tregojnë se rreziqet me shëndetin e mëlçisë rriten nëse jeni mbipeshë ose keni diabet. Ushqimi i duhur dhe stërvitja mund ta ndalojnë sëmundjen.

Tepri nga Suplementet me Vitaminën A

Organizmi ka nevojë për vitaminë A dhe është mirë ta merrni nga frutat dhe perimet e freskëta, veçanërisht nga ato që janë të kuqe, portokalli dhe të verdhë.

Por nëse merrni suplemente apo shtesa që kanë doza të larta të vitaminës A, kjo mund të jetë një problem për mëlçinë tuaj.

Kontrolloni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë vitaminë shtesë A sepse ndoshta nuk keni nevojë për atë.

Pijet e Gazuara Plot Sheqer

Hulumtimet tregojnë se njerëzit që pijnë shumë pije të gazuara kanë më shumë gjasa të kenë probleme me shëndetin e mëlçisë.

Acetaminofeni

Sigurohuni që të merrni sasinë e duhur të acetaminofenit! Nëse merrni aksidentalisht më shumë acetaminofen, rrezikoni mëlçinë.

Për shembull, një tabletë për dhimbjen tuaj të kokës dhe diçka tjetër për të ftohurën tuaj dhe të dyja kanë acetaminofen – kjo mund të dëmtojë mëlçinë.

Kontrolloni dozën ditore të shkruar në kutitë e ilaçeve dhe respektojeni atë në maksimum.

Yndyrnat Trans

Këto janë yndyrna të bëra nga njeriu dhe gjenden gjerësisht në disa ushqime të paketuara.

Ju do t’i shihni ato të listuara si përbërës “pjesërisht të hidrogjenuar” nëse lexoni produktet që blini.

Këtu bën pjesë edhe margarina. Një ushqim plot me yndyrna trans, ju bën më shumë gjasa të fitoni peshë. Kjo nuk është e mirë për mëlçinë tuaj.

Alkooli

Duhet të konsumoni pije alkoolike më pak se sa mund të mendoni. Konsumi i tepërt është i keq për mëlçinë tuaj.

Nëse konsumoni alkool, sigurohuni që ta mbani atë në sasi të vogla. Masa e duhur është një pije në ditë për gratë dhe deri në 2 ditë për meshkujt./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.