Pse Nuk i Shijojmë Ushqimet Njësoj pas Moshës 40 Vjeçare

857 0

Kur mendoni për plakjen, gjërat e para që ndoshta ju vijnë në mendje janë rrudhat dhe dhimbjet.

Por aspekte të tjera të procesit të plakjes janë më delikate, si për shembull mënyra sesi sythat e shijes duket se humbasin disi funksionin e tyre ndërsa plakeni.

Pse ndodh kjo dhe çfarë mund të thotë për shëndetin tuaj, AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.

Çfarë janë saktësisht sythat e shijes?

Gjuha dhe pjesë të tjera të gojës e të grykës, përmbajnë një grumbuj qelizash në lëkurë që quhen sythat e shijes. 

Shumë prej tyre gjenden edhe në sipërfaqen e gjuhës.

Një nga këto sytha ka deri në njëqind qeliza receptore.

Ku çdonjëra mund të ndiejë një nga katër shijet: të thartën, të kripurën, të ëmblën ose të hidhurën.

Nerva të tjerë të specializuar perceptojnë ndjesinë e nxehtësisë, të ftohtit dhe strukturës së ushqimit.

Kështu ju mund të dalloni ushqimet specifike.

Si ndryshojnë sythat e shijes ndërsa plakeni

Sipas ekspertëve ju keni rreth 10,000 sytha shijeje dhe ky numër zvogëlohet me kalimin e moshës, për disa kjo rënie fillon që në të 40-at.

Kjo ndodh sepse ndërsa plakemi, rigjenerimi i këtyre qelizave fillon të ngadalësohet.

Dhe kur numri i qelizave që dërgojnë sinjale në tru zvogëlohet, truri ka më pak informacion për të deshifruar shijen.

E njëjta gjë ndodh me nuhatjen dhe me prodhimin e pështymës, të dyja luajnë një rol të madh në mënyrën se si e shijoni ushqimin.

Përveç procesit të plakjes, probleme të ndryshme shëndetsore dhe stili i jetesës mund të jenë shkaku.

Këto mund të përfshijnë:

Probleme dentare: kavitetet, infeksionet dentare dhe myku, krijojnë një mjedis oral jo të shëndetshëm dhe prekin funksionet e receptorëve të shijes.

Medikamente të caktuara: shpesh ato shkaktojnë një shije të hidhur dhe tharje të gojës duke reduktuar aftësinë e gjëndrave të pështymës për të funksionuar.

Sëmundjet akute: alergjitë, sinoziti dhe infeksionet virale.

Probleme të caktuara shëndetësore: sëmundjet autoimune, diabeti dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve.

Pirja e duhanit: mund të dëmtojë apo edhe të vrasë sythat e shijes sepse ngaladëson furnizimin e tyre me gjak.

Trajtimet e kancerit: kimioterapia mund ta përkeqësojnë më tej aftësinë tuaj për të shijuar nga dëmtimi i drejtpërdrejtë i indeve./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.