Psikologjia e Aromave – Si e Ndikojnë Trurin, Kujtesën dhe Emocionet

448 0

Aromat e ndryshme mund të përcjellin informacione shumë të rëndësishme në tru, duke patur ndikim jo vetëm tek humori, por edhe kujtesa, sjellja dhe emocionet.

Sa herë që hidhni pak parfum mbi lëkurë apo ndjeni aroma të këndëshme në rruge, edhe ndonjë kujtim i njohur zë vend në mendje.

Çdo gjë që duhet të dini mbi mënyrën se si parfumi e ndikon trurin e gjeni të shpjeguar mëposhtë në artikull.

Aromat Dhe Kujtesa

Shqisa e nuhatjes është e lidhur ngushtë me kujtesën, ndoshta më shumë se shqisat e tjera.

Aroma të caktuara, si ajo e një luleje, kanë tendencën të ngjallin kujtime të veçanta, siç mund të jetë një ngjarje e bukur gjatë fëmijërisë.

Një ndezje e kujtesës për shkak të aromës mund të ndodhë në mënyrë spontane ama nxjerr në pah, momente dhe gjëra të mbuluara nga pluhuri i harresës.

Aromat Dhe Emocionet

Shqisa e nuhatjes përfshin edhe aspektin emocional.

Këtë aspekt e shfrytëzon më shumë industria e prodhimit të parfumeve.

Këto të fundit mund të ndezin një sërë emocionesh dhe ndjenjash duke nisur nga dëshira për pushtet, gjallëria dhe qetësimi.

Në një nivel më personal, aroma dhe nuhatja është shumë e rëndësishme në kiminë mes dy personave.

Për shembull, aroma e trupit, e cila prodhohet nga genet në sistemin imunitetit ndikon në përzgjedhjen e partnerit.

Madje, besohet se e puthura është rezultat ose devijim i nuhatjes së tjetrit për të përcaktuar nëse ai/ajo është i/e përshtatshëm/e.

Ndikimi Psikologjik i Humbjes së Nuhatjes

Nuhatja luan një rol të rëndësishëm në përbërjen tonë psikologjike por jo vetëm kaq.

Ajo është një nga pesë mënyrat se si njeriu lidhet me botën përreth.

Njerëzit që kanë një shqisë të dobësuar apo të shuar të nuhatjes, ndihen më të izoluar nga bota dhe përjetojnë një mjegullim emocional.

Humbja e shqisës së nuhatjes ndikon tek aftësia për të formuar marrëdhënie personale dhe mund të nxisë depresionin.

Humbja e shqisës së nuhatjes nuk është diçka që mund të paralajmërohet apo të parandalohet.

Ajo thjesht ndodh dhe njeriu nuk e kupton deri në momentin që nuk percepton dot asnjë aromë, duke humbur kështu edhe lidhjen e fortë me kujtimet./AgroWeb.org