Qepët Kundër Kolesterolit

875 0

Qepa renditet ndër 10 perimet më kryesore që prodhohet në botë. Ekspertët numërojnë plot 500 varietete të qepës. Ngjyra është vetëm një prej karakteristikave që dallojnë varietetet e qepëve të cilat grupohen në dy kategori; të freskëta dhe të thata.

Të gjitha varietetet e qepëve përmbajnë nivele të ngjashme karbohidratesh, sheqernash dhe fibrash. Shija e qepëve të ndryshme është në varësi të sulfurit, sheqerit dhe ujit që ajo përmban.

Llojet e karbohidrateve

Të gjitha karbohidratet përmbajnë sheqer ose sakaride, molekula në formime dhe struktura të ndryshme. Molekulat e vetme dhe ato dyshe përkufizohen si sheqerna.

Glukoza, fruktoza dhe laktoza janë shembuj të ndryshëm të sheqernave, molekulat e të cilave shpërbëhen gjatë udhëtimit për në zorrë. Fibra është lloji i tretë i karbohidrateve që ndryshon nga dy të parat sepse trupi nuk e tret dot fibrën.

Kjo e fundit kalon në të gjithë sistemin tretës në formë të pandryshuar. Qepa përmban karbohidrate në formën e sheqernave dhe fibrës por në të nuk gjendet niseshte.

Sheqernat

Qepa përmban glukozë, fruktozë dhe sukrozë. Prania e këtyre sheqernave është arsyeja përse qepa karamelizohet gjatë gatimit në zjarr të ulët.

Duke qenë se sheqernat akumulohen përgjatë pjekurisë së qepës, qepët e njoma përmbajnë më pak sheqerna se qepët e thata. Qepët e bardha, të kuqe e të verdha që gjeni në treg janë qepë që kanë kaluar fazën e pjekurisë.

Në një filxhan me qepë të njoma gjenden, 2.3 g sheqerna. Ndërkohë që në të njëjtën sasi të qepëve të vjetra gjenden 6.8 g sheqerna. Qepa është nga ato perime që nuk shkakton një rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak sepse fibra ngadalëson tretjen dhe përthithjen e sheqernave.

Fibra

Qepët janë një burim i mirë i fibrës dietike, veçanërisht asaj të tretshme. Kjo lloj fibre reagon me ujin dhe formon një xhel që përthith kolesterolin në zorrë.

Ky kompleks ul nivelin e kolesterolit në gjak. Një filxhan me qepë të njoma ose të vjetra të grira hollë përmban përafërsisht 2.7 g fibër.

Qepët e ëmbla

Varietetet e qepëve të ëmbla janë ashtu siç përshkruhen por kjo nuk do të thotë se ato përmbajnë më shumë karbohidrate. Kimikatet që përmbajnë sulfur i pajisin qepët me shijen dhe aromën e ndezur.

Qepët e ëmbla përmbajnë më pak kimikate me sulfur dhe kanë më shumë ujë se qepët e tjera, ndaj shija e tyre është më e butë. Lëkura e hollë e qepës së ëmbël e dallon atë nga qepët e vjetra me ngjyrë të verdhë, të bardhë e të kuqe që ruhen për përdorim afatgjatë.

Këto qepë ruhen në temperaturë ambienti ndërkohë që qepët e ëmbla duhen ruajtur në frigorifer./AgroWeb.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.