Receta E Lakrës Me Fasule – E Shpejtë Dhe E Shijshme

1.6k 0

Lakra është një perime e gjithanshme që shpesh shijohet e shoqëruar me përbërës të tjerë të tilla si patatet, orizi e sigurisht edhe me fasule.

Ky është një kombinim i thjeshtë, të cilit i shtohen edhe perime të tjera si për shembull selinoja dhe karrotat.

Kjo recetë me bazë perimesh mund të pasurohet me kungull për ta bërë edhe më të shijshme por dhe më ushqyese.

Shërbejini lakrat dhe fasulet me pak vaj dhe sillni në tryezë një pjatë vegjetariane shumë të shijshme!

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përbërësit e duhur për këtë recetë dhe me mënyrën e përgatitjes së saj.

Provoni t’a përgatisni në shtëpi dhe t’a ndani recetën edhe me miqtë tuaj.

Përbërësit

650 gr lakra

150 g fasule

520 gr kungull

40 g qepë të arta

1 kërcell selinoje

1 karrotë

1 fletë dafine

1 l lëng perimesh

Vaj ulliri ekstra i virgjër për shije

Kripë dhe piper i zi për shije

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë fillimisht vendosini fasulet në ujë të ftohtë për 12 orë.

Pas kësaj kohe, kullojini dhe shpëlajini me ujë të rrjedhshëm.

Ndërkohë përgatisni lëngun e perimeve dhe pjesën tjetër të përbërësve.

Qëroni lakrën dhe priteni në kubikë të vegjël, më pas pastroni kungullin dhe priteni edhe atë në kubikë të vegjël.

Gjithashtu qëroni dhe copëtoni karotat, selinon dhe qepën.

Hidhni karrotën e grirë, selinon dhe qepën në një tenxhere të madhe dhe skuqini me pak vaj për disa minuta dhe më pas shtoni fasulet.

Shtoni gjithashtu lakrën, gjethen e dafinës dhe kungullin.

Hidhni lëngun e nxehtë derisa përbërësit të mbulohen dhe gatuajeni në zjarr të ulët për rreth një orë, duke shtuar më shumë lëng nëse është e nevojshme.

Gjatë gtimit, shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës dhe shërbejeni lakrën dhe fasulet tuaja të nxehta.

Këshillë

Për të shpejtuar kohën e gatimit, mund të përdorni tenxheren me presion dhe të gatuani gjithçka për rreth 35 minuta./AgroWeb.org