Receta e Famshme e Kulaçkave me Kanellë – Si t’i Përgatisni në Shtëpi

525 0

Një nga ëmbëlsirat më të shijshme që mund të konsumohen në mëngjes ose pasdite janë roletë me kanellë.

Ato janë shumë popullore jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por edhe në Evropë.

Përbërësi kryesor i rolesë është kanella, e cila i jep ëmbëlsirës një shije të pakrahasueshme.

Përbërësit e Recetës

345 gramë miell shumë-përdorimësh,

50 gramë sheqer

1 lugë çaji kripë

2 lugë çaji maja të gatshme,

120 ml qumësht me yndyrë të plotë,

60 ml ujë

3 lugë gjelle gjalpë pa kripë

1 vezë e madhe

Përbërësit e Mbushjes së Rolesë

3 lugë gjelle gjalpë pa kripë në temperaturë ambienti,

1 lugë gjelle kanellë pluhur,

50 gramë sheqer

Përbërësit e Fundit

120 gramë sheqer pluhur,

Gjysëm luge çaji vanilje pluhur,

2-3 lugë gjelle qumësht.

Përgatitja e Kulaçëve Me Kanellë

Në fillim duhet të përgatisni brumin duke përzier në një enë miellin, sheqerin, kripën dhe majanë.

Pasi t’i keni përzier mirë, lëreni enën mënjanë.

Në një enë tjetër rezistente ndaj nxehtësisë, përzieni qumështin, ujin dhe gjalpin.

Futeni enën në mikrovalë që të ngrohen dhe më pas përbërsit, bashkë me një vezë të plotë hidhini tek ena e brumit dhe përziejini mirë.

Brumin transferojeni në një sipërfaqe të sheshtë, të pastër në banakun e kuzhinës.

Pnojeni me duar për 3 minuta dhe më pas transferojeni në  një enë të yndyrosur dhe lëreni të vijë për rreth 10 minuta.

Më pas hapeni brumin në formë drejtkëndore dhe nëpërmjet një furçe lyejeni me gjalpë të shkrirë.

Në një tas të vogël përzieni kanellën dhe sheqerin dhe spërkateni mbi të gjithë sipërfaqen e brumit.

Jepini atij formën e rolesë dhe më pas prijeni atë në 10-12 feta me një trashësi mesatare.

Roletë sistemojini në një tavë ku keni shtruar një letër pjekjeje.

Mbulojeni tepsinë dhe lëreni brumin të fryhet për rreth një orë.

Ndizeni furrën në 190 gradë.

Pas një ore futeni tavën në furrë të nxehtë dhe lërini roletë të piqen për rreth 25 minuta.

Nëse vëreni që roletë piqen shumë shpejt në sipërfaqe, mbulojeni tavën me letër alumini dhe vazhdoni pjekjen.

Ndërkohë përzieni sheqerin pluhur, vaniljen dhe qumështin dhe me lëngun lyeni sipërfaqen e roleve të ngrohta.

Ato mund t’i ruani në temperaturë ambienti për 3 ditë ose në frigorifer për 5 ditë./AgroWeb.org