Shërbimet Shëndetësore që Do të Financohen nga Shteti në 2020

498 0

Viti 2020 sjell ndryshime përsa i përket shendetësisë dhe financimit në Shqipëri.

Një vendimi  fundit i Këshillit të Ministrave, do të sigurojë financimin e një sërë shërbimesh shëndetësore nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në këtë vendim do të përfshihen të gjithë spitalet universitare, rajonale, spitalet e rretheve dhe ato ditorët.

Sipas këtyre ndryshimeve të fundit, FSDKSH do të mbulojë deri në masën 100% shpenzimet në qendrat spitalore në kategoritë e përcaktuara.

“Me hartimin e këtyre paketave, konkretizojmë qasjen e re të Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor për të financuar shërbimet shëndetësore në bazë të vlerës reale, për t’u përdorur me efikasitet për nevojat e pacientëve. Qëllimi i financimeve të paketave  është përmirësimi i shërbimeve ndaj pacientit dhe rritja e aksesit në marrjen e shërbimeve, duke e shtrirë financimin edhe në sektorin privat”, u shpreh drejtori i Fondit, dr. Astrit Beci.

Cilat janë kategoritë që përfshihen

Janë 10 shërbime spitalore të cilat parashikohen të mbulohen nga FSDKSH dhe shteti Shqiptar.

AgroWeb.org j’ua rendit ato mëposhtë;

  • Dializa
  • Transplanti i veshkave
  • Terapia e flakjes akute
  • Pacemaker definitive
  • Angiografi koronare
  • Angioplastikë koronare
  • Interventet valvolare
  • Intereventet kongenitale
  • By pass koronar
  • Implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi

Si do të veprohet

Ky vendim do të jetë i vlefshëm si në qendrat spitalore shtetërore ashtu dhe ato private, nëse nuk plotësohen kapacitet e nevojshme për kurim në spitalet e tjera të vendit.

Personat që përfitojnë janë si ata që paguajnë sigurimet shëndetësore në masën 3.4% të cilët mbulohen nga Fondi, ashtu dhe të pasiguruarit të cilët do të mbulohen nga shteti.

Personat e financuar nga shteti sipas ligjit 10383, futen në kategoritë e mëposhtëme;

  • personat që përfitojnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore;
  • personat që përfitojnë ndihmë ekonomike ose pagesën për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin përkatës;
  • personat e regjistruar si të papunë-punëkërkues në Shërbimin Kombëtar të Punësimit;
  • shtetasit e huaj azilkërkues në Republikën e Shqipërisë;
  • fëmijët nën moshën 18 vjeç
  • nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, me kusht që të mos kenë të ardhura nga veprimtari ekonomike;
  • kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta.
  • viktimat e trafikimit, sipas identifikimit të bërë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme.

Fondi financon paketat e shërbimeve shëndetësore, bazuar në çmimin e paracaktuar të tyre, sapo ligji të hyjë në fuqi nga Ministria e Shëndetësisë.

Çdo vit FSDKSH do të ngrejë komisione për të administruar regjistrin kombëtar të çmimeve më konkuruese në treg.

Në rastet kur çmimi kalon masën e paracaktuar, për personat e siguruar sipas ligjit,  bashkëpagesa nuk është e nevojshme.

Çmimet për secilën paketë;

Në zbatim të Ligjit nr. 10383, datë 24.2.2011 “Për Sigurimin e detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, janë hartuar dhe po paraqiten për miratim paketat e këtyre shërbimeve shëndetësore që do të financohen nga Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, sipas çmimeve përkatëse:

1. Paketa e shërbimit të dializës, ku përfshihen ekzaminimet e nevojshme klinike, immonologjike, vendosja e fistules ose grafitit dhe kryerja e procedurës së dializës. Çmimi i kësaj pakete është 11 204 lekë për seancë.

2.Paketa e shërbimeve të kardiologjisë, ku përfshihen kryerja e angioplastikës koronare me çmim 164 360 lekë për procedurë, kryerja e angiografisë koronare me çmim 51 256 lekë për procedurë dhe vendosja e pacemakerit definitiv 209 598 lekë për cdo rast.

3.Paketa e shërbimeve të kardiokirurgjisë, ku përfshihen kryerja e interventit dhe trajtimi dy ditor në terapinë intensive për By pass aorto koronar me çmim 360 239 lekë për rast, interventet valvolare me çmim 554 129 lekë për rast dhe interventet kongenitale me çmim 262 332 lekë për rast.

4. Paketa e shërbimit të transplantit të veshkës me dhurues të gjallë, e cila përfshin ekzaminimet e nevojshme para transplantit për marrësin dhe dhuruesin, konsultat, operacioni dhe ndjekja, terapia e induksionit si dhe imunosupresorët. Çmimi i kësaj pakete është 1 186 053 lekë. Si  paketë më vete që është e lidhur me transplantin  është llogaritur edhe terapia e flakjes akute e cila kushton 478 011 lekë për rast.

5.Paketa e shërbimit të implantit koklear e cila përmban vendosjen e implantit koklear me çmim 242 745 leke. Aparatura e implantit koklear është parashikuar të sigurohet nga Ministria e shëndetësisë dhe pacientët do të pajisen me të pa kosto shtesë./AgroWeb.org