Mishi i Pulës, Si Ndikon Në Rigjenerimin e Organizmit

1.8k 0

Mishi i pulës është një nga ushqimet më të pasura me kolagjen.

Kur dëgjon fjalën ‘kolagjen’ automatikisht të vijnë ndër mend injeksionet kundër rrudhave dhe përbërësit e shtrenjtë të produkteve kozmetike të lëkurës.

Në fakt, kolagjeni është një substancë jetësore për funksionet e trupit.

30% e organizmit është proteinë dhe 90% e proteinës është kolagjen.

Kolagjeni është një amino acid që përbëhet nga glycine dhe prolina.

“Kola” nënkupton ngjitës dhe i vjen për shtat kësaj substance që gjendet në përmbajtjen e flokut, lëkurës, thonjve, muskujve, kockave, ligamenteve e të tjerë.

Trupi e prodhon kolagjenin vetë por prodhimi ndikohet nga stresi, sheqeri, drita e diellit, duhanpirja dhe çrregullimet autoimunitare.

Përveç plakjes, ndryshimet hormonale janë një faktor që ndikon në prodhimin e kolagjenit.

Prodhimi i kolagjenit nis të bjerë diku rreth moshës 25-30 vjeç dhe më pas zbret me 1 përqind çdo vit.

Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e kolagjenit.

Mishi i Pulës, Burimi Më i Pasur

Mishi i pulës përmban shumë kolagjen.

Me mishin e pulës nuk duam të themi vetëm pjesën e gjoksit.

Pjesët më të pasura me kolagjen janë lëkura, tendinat dhe kockat e vogla të krahëve apo kofshëve.

Një tjetër ushqim i pasur me kolagjen është lëngu i kockave të mishit të pulës.

Ky lëng është shumë i shijshëm dhe xhelatinoz që përkthehet menjëherë në kolagjen për organizmin.

Lëngu i kockave dhe i mishit sidomos i pulës është i pasur me proteina dhe ushqyes.

Lëngu mund të gatuhet me të gjitha pjesët e mishit të pulës, perime e limon.

Kolagjeni është mirë të merret vetëm nëpërmjet ushqimit ose si suplement.

Duhet të dini se trupi e përthith kolagjenin më shumë nëse e shoqëroni me vitaminë C.

6 Përfitimet Befasuese të Kolagjenit

  • Ndihmon në rimëkëmbjen e muskujve pas lëndimit ose ndërhyrjes kirurgjikale.
  • Kolagjeni largon yndyrnat nga enët e gjakut dhe i mban ato të pastra duke shmangur sëmundjet e zemrës.
  • Plakja ka të bëjë me ngadalësimin e përtëritjes së qelizave të ADN-së. Kolagjeni ndihmon në rimëkëmbjen e këtij procesi dhe vonon plakjen.
  • Kolagjeni u jep qelizave shumë energji dhe mban larg lodhjen, sëmundjet dhe çrregullimet e organizmit.
  • Kolagjeni shëron dhe kuron aparatin tretës. Nëse shtresat e ushqimit nuk e përthithin ushqimin siç duhet, atëherë nisin problemet.
  • Kolagjeni shëron, rimëkëmb dhe qetëson zorrët.
  • Kolagjeni është i dobishëm kundër osteopororzës dhe humbjes së masës kockore./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.