Përse Duhet Patjetër Një Sallatë Në Ditë Për Shëndetin

1.6k 2

Ushqyerja e shëndetshme shpesh tingëllon më shumë si sfidë e mundimshme se një sipërmarrje e lehtë.

Ndonjëherë, mjafton një ndryshim i vetëm në mënyrën se si ushqeheni që të korrni përfitime të rëndësishme për shëndetin.

Një ndryshim i tillë është edhe ngrënia e një sallate në ditë.

Ngrënia e sallatës çdo ditë mund të jetë hapi më i shëndetshëm dhe më i thjeshtë që mund të merrni në regjimin tuaj ushqimor.

Sallatat janë një mënyrë e volitshme për të ngrënë fruta, perime por edhe arrorë në një pjatë.

Të gjelbrat janë pjesë e pandryshueshme e çdo recete për sallata dhe recetat janë aq të panumërta sa ngrënia e sallatës nuk ka rrezik të bëhet e mërzitshme.

Sallatat, kryesisht ajo jeshile bëhet për pesë minuta në shtëpi, por nëse shtoni perime apo fruta do t’i gëzoheni më shumë shijes së të ngrënit.

Sallata është një ushqim të cilën mund ta bësh sipas dëshirës për të plotësuar nevojat për vitamina, por edhe për të të kënaqur nepsin.

Përse Të Duhet Një Sallatë Në Ditë?

Më poshtë do të mësoni të listuara nga AgroWeb.org, katër arsyet e rëndësishme përse duhet të hani një sallatë çdo ditë.

Keni nevojë për fibër

Fibra ju nevojitet sepse ul kolesterolin dhe parandalon konstipacionin.

Nëse hani më shumë fibër, do të ndiheni më të ngopur, do të hani më pak dhe do të humbisni në peshë.

Çdo perime, barishte ose frut përmban fibër.

Përse të mos i përzieni të treja?

Perimet dhe frutat ju duhen çdo ditë

Të gjithë duhet të hanë më shumë fruta dhe perime, por edhe barishte dhe bishtajore.

Të gjitha këto janë përbërës të një sallate të shijshme e të shëndetshme.

Nëse hani rregullisht sallata me barishte, organizmi juaj do të jetë plot me antioksidantë, vitaminë C dhe E, acid folik, likopen dhe beta karoten.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ngrënia e frutave dhe perimeve çdo ditë, pakëson gjasat e shfaqjes së shumë sëmundjeve kronike.

Ushqimet si fasulet, specat, domatet, karrotat, mollat, nektarinat, pjeshkët, kumbullat, dardhat dhe luleshtrydhet luajnë rol mbrojtës për organizmin.

Në rast se nuk e dinit, të gjitha këto mund t’i hani në sallata të ndryshme e të larmishme

Më pak kalori, më shumë shije

Nëse dëshironi të humbisni në peshë, atëherë vakti duhet të nisë patjetër me një sallatë.

Nëse hani një sallatë me barishte do të ndiheni më të ngopur dhe do të merrni më pak kalori në një vakt.

Hani sallatë që të merrni yndyrna të mira

Vaji i ullirit, uthulla e mollës dhe arrorët ju pajisin me shumë yndyrna të shëndetshme mono-të-pangopura.

Domatet ofrojnë likopen ndërsa të gjelbrat luteinë.

Të gjitha së bashku e furnizojnë organizmin me ushqyes që mbrojnë nga sëmundjet e zemrës.

Studimet kanë treguar se një regjim i pasur me vaj ulliri dhe perime të freskëta të zgjat jetën./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.