Si Të Hiqni Dorë Prej Zakoneve Të Këqija Që La Pas Pandemia

450 0

Gjatë pandemisë, shumë njerëz e gjetën veten duke zhvilluar zakone të reja të pashëndetshme, ndërsa për të tjerë të vjetrat u rishfaqën.

Këtë sjellje psikologët e shpjegojnë duke thenë se njerëzit shpesh gjejnë ngushëllim tek to sepse i shpërqëndrojnë nga stresi.

Stresi i vazhdueshëm, mërzia, pasiguria dhe distancimit social, i shtynë njerëzit drejtë zgjedhjeve të pashëndetshme.

Zakonet jo të shëndetshme që shumë njerëz adoptuan gjatë pandemisë përfshinin konsumimin e tepërt të alkoolit dhe ushqimit, mungesën e aktivitetit fizik, qëndrimin për shumë kohë para ekraneve dhe prishja e ciklit të gjumit.

Megjithatë, është e mundur që këto zakone të thyhen! AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa mënyra të cilat mund t’ju ndihmojnë të arrini këtë synim.

Si të hiqni dorë nga zakonet e pashëndetshme

Për të hequr dorë nga zakonet e pashëndetshme, është e nevojshme të krijoni një rutinë të re më të shëndetshme. Të kesh një strategji dhe të ruash qëndrueshmërinë e planit është thelbësore.

Psikologët këshillojnë që këto ndryshime t’i filloni duke bërë hapa të vegjël.

Kjo sepse kur tentoni të bëni shumë ndryshime menjëherë, stresi mund të shtohet dhe si pasojë të ktheheni në start.

Konsumi i tepërt i alkoolit

Hapi i parë është të kuptoni se sa alkool po pini. Për këtë, mund të filloni matjen e sasive duke përdorur si masë një filxhan kafeje.

Pasi të jeni të qartë për sasinë që konsumoni, filloni ta reduktoni avash avash.

Më pas, përcaktoni nëse doni të zvogëloni sasinë apo ta ndërprisni fare konsumin e tij.

Gjithashtu ju mund të shkruani emocionet dhe ndjesitë fizike që keni përpara se të pini, të tilla si ankthi, frustrimi me fëmijët, lodhja etj.

Duke kuptuar më mirë shkaktarët, është më e lehtë të bëni zgjedhje më të mira.

Një shëtitje e shkurtër, meditimi apo biseda me një mik, janë disa alternativa që mund t’ju ndihmojnë.

Mungesa e aktivitetit fizik

Planifikoni ditën tuaj dhe rezervoni një hapësirë të shkurtër kohore prej 30min, vetëm për veten tuaj.

Një shëtitje apo disa ushtrime force dy herë në javë, mund të shtojnë motivimin për të ndërtuar një zakon të qëndrueshëm.

Zgjidhni një kohë të ditës që keni më pak gjasa të shmangni ushtrimet dhe një ushtrim që ju duket argëtues, kështu ka më shumë gjasa ta bëni atë.

Qëndroni shumë kohë para ekranit

Koha para ekranit mund të jetë një mjet për t’u shkëputur nga bota përreth jush.

Në vend që të rrini pa limit nëpër mediat sociale, mësoni diçka të re e cila mund t’ju shërbejë për të arritur një qëllim.

Për shembull, nëse keni qëllim të ushqeheni më shëndetshëm, mësoni si të përgatisni një vakt të tillë.

Mungesa ose gjumi i tepërt

Përpiquni të planifikoni dhe të zbatoni një orar fjetjeje dhe zgjimi.

Të fikni paisjet elektronike disa orë para gjumit, të eliminoni burimet e dritës në dhomën tuaj, mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë pa shqetësime

Nëse keni vështirësi me ankthin ose problemet e frymëmarrjes, caktoni një takim me një terapist për të adresuar këto shqetësime./AgroWeb.org