COVID-19, Izolim Një Javor i Nevojshëm Edhe Pas Rikuperimit

219 0

Numri i të shëruarve nga infeksioni i COVID-19 në vendin tonë dhe në botë po rritet dita ditës.

Ditën e enjte, numri i personave të shëruar prej COVID-19 në vendin tonë arriti në 165 persona.

Megjithatë, një studim i fundit të cilit i referohet AgroWeb.org, thotë se njerëzit që rikuperohen nga COVID-19,  mund të infektojnë të tjerët edhe 8 ditë pas zhdukjes së simptomave.

Gjetjet e studimit bazohen në të dhënat e 16 pacientëve kinezë të prekur nga COVID-19.

Pas analizave dhe testimeve të kryera tek të 16 pacientët, ekspertët zbuluan se gjysma e tyre kishin prani të virusit edhe pas përfundimit të simptomave.

Kjo do të thotë se ata mund të infektonin edhe njerëz të tjerë.

Ekspertët paralajmërojnë se sa më i ashpër të jetë infeksioni me COVID-19, aq më e gjatë është periudha e rrezikut post-simptomave.

Izolim Dy Javor Edhe Pas Rikuperimit

Tek të gjitha rastet e analizuara, koha e shfaqjes së simptomave ishte 5 ditë ndërkohë që infeksioni vazhdonte të ishte i pranishëm deri në 8 ditë pas zhdukjes së simptomave.

Në vazhdën e këtij zbulimi, ata këshillojnë që pacientët e prekur nga COVID-19 që i kanë mbijetuar atij, duhet të izolohen edhe për dy javë të tjera pas shërimit.

Kjo masë është shumë e nevojshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit tek të tjerët.

Kësisoj, edhe mjekët këshillohet që t’i trajtojnë raste të tilla me kujdes dhe të trajtojnë edhe pacientët që janë rikuperuar prej koronavirusit.

Gjithësesi, COVID-19 mbetet një virusi i ri dhe plot anë të mistershme dhe ekspertët po mësojnë dinamikat e tij çdo ditë e nga pak.

Kërkimet shkencore për këto dinamika të koronavirusit janë të nevojshme dhe duhet të vazhdojnë për të kuptuar më qartë si funksionon përhapja e tij në fazat e mëvonshme të infeksionit.

Gjetjet e këtij studimi janë publikuar edhe në American Thoracic Society. /AgroWeb.org