Spinaq, Mollë, Arra – Sallata e Freskët plot Shije dhe Shëndet

4.5k 0

Nëse ka një mënyrë për të përftuar të gjitha vlerat ushqyese të spinaqit është konsumimi i tij i pagatuar.

I kombinuar në formën e sallatës, spinaqi është thjeshtë i shijshëm dhe një mënyrë ideale për të shoqëruar vaktin e drekës apo për t’a konsumuar në darkë.

Janë të shumëta mënyrat e përgatitjes së spinaqit në formën e sallatës, kombinuar me fruta të ndryshme. Ai kombinohet në mënyrë fantastike me agrume të ndryshme, dardhë apo luleshtrzdhe.

Por një nga recetat më të shijshme është padyshim përgatitja e tij në një sallatë me mollë e arra.

Një sallatë fantastike në shije e mbi të gjitha e pasur me vlera të shëndetëshme.

Spinaqi njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut.

Mollët, falë përbërësve të lartë antioksidantë mbrojnë qelizat bazë të sistemit nervor, mbrojnë zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare si dhe luftojnë diabetin gjithashtu.

Arrat janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron recetën e thjeshtë të përgatitjes së kësaj sallate të lehtë, e të shëndetëshme në shtëpi.

Receta Fantastike e Sallatës me Spinaq e Mollë

(Sasia e përbërësve përzgjidhet në bazë të numrit të personave për të cilët do përgatitet, receta më poshtë është për një person)

Një grusht me gjethe spinaqi

Gjysmë kokrre mollë

Dy kokrra arra të thërmuara (jo imët)

Vaj ulliri

Uthull balsamike

Kripë

Përgatitja

Si fillim pastrojmë me ujë të rrjedhshëm gjethet e spinaqit.

Nëse gjethet janë të vogla, i lëmë ashtu  dhe i vendosim në një tas sallate prej qelqi apo pjatë.

Nëse gjethet janë të mëdha i këpusim dy ose tre herë me dorë.

Gjethet e spinaqit i marinojmë me vaj ulliri dhe kripë.

Më pas pastrojmë mollën dhe e presim përmes një thike në feta të holla.

Fetat e mollës i shtojmë tek spinaqi i marinuar me vaj ulliri e kripë dhe sipër u hedhim arrat e thërmuara.

Në fund, sallatën e spërkasim me pak uthull balsamike./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.