SPOK- Trajtimet Për Sëmundjen Që Dëmton Mushkëritë

828 0

Numri i duhanpirësve në vendin tonë është përafërsisht në 780,000 njerëz.

Të paktën 12.7 përqind e tyre vuan nga Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK), e njëjta sëmundje që i mori jetën edhe shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli.

Mjekët në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi” thonë se këto pacientë kanë shumë vështirësi në marrjen e medikamenteve përkatëse me rimbursim, dhe shumë syresh e kanë të pamundur të blejnë edhe pajisjet për furnizimin me oksigjen.

Çfarë Është Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike

Kjo sëmundje është ndër më të përhapurat dhe më të rrezikshmet për shëndetin e mushkërive.

Termi në fjalë përshkruan një sërë problemesh me mushkëritë ku përfshihet edhe bronshiti kronik dhe dëmtimi i vazhdueshëm i mushkërive.

Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje i kanë rrugët e frymëmarrjes të bllokuara dhe marrja e frymës për ta është shumë e vështirë.

Komplikacionet e këtyre sëmundjeve mund të jenë fatale.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa prej trajtimeve më të mira natyrale për njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

Vitaminat

Njerëzit që vuajnë nga SPOK duhet të sigurohen që të marrin sasi të mjaftueshme vitaminash për shëndetin e mushkërive.

Vitaminat më të mira janë vitaminat D, C, A dhe E.

Këto vitamina gjenden kryesisht tek produktet e detit, mëlçia e viçit, vezët, kosi, qumështi, djathi, agrumet, brokoli, frutat e pyllit, domatet, pjepri, karrota, e të tjerë.

Veç burimeve natyrale, këto vitamina mund të merren edhe nëpërmjet suplementëve.

Antioksidantët

Antioksidantët janë të rëndësishëm sepse mbrojnë qelizat nga dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Këto të fundit janë përgjegjëse edhe për inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes.

Antioksidantët gjenden tek fasulet, mollët, frutat e pyllit, kumbullat, argjinarja, vaji i ullirit, çaji jeshil, qershitë, karrotat, xhenxhefili dhe peshku.

Kurat Më Të Mira Bimore

Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të rrisin konsumin e xhenxhefilit i cili përmirëson shëndetin e mushkërive por edhe të rigonit që ka efekt zhbllokues.

Nenexhiku është një tjetër bimë mjekësore që qetëson muskujt në rrugët e frymëmarrjes.

Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë gjithashtu të domosdoshme për shëndetin e një njeriu të prekur nga SPOK./AgroWeb.org