Ndryshimet Klimatike Dhe Ndikimi I Fortë Në Organizëm

896 0

Ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike ngjajnë si fenomene ndikimet e të cilave do të përjetohen me gjasë nga brezat e ardhshëm.

Megjithatë, këto ndryshime po ndodhin edhe tani që po lexoni këtë artikull të AgroWeb.org.

Ndryshimet klimatike kanë rol të fortë që tek shfaqja e alergjive apo tumorëve të caktuar.

Emetimi i gazrave në atmosferë ka një impakt të fortë jo vetëm në shëndetin e rruzullit tokësor por edhe të trupit të njeriut.

Efekti serë që është përgjegjës për ngrohjen globale nxitet nga emetimi I gazrave dhe praktikat moderne bujqësore.

Të dhënat shkencore tregojnë se ndotja që shkakton njeriu në planet është shumë dramatike.

Në 365 ditë të vitit, gazrat e emetuar në atmosferë janë të barazvlefshme me shpërthimin e përditshëm të 400,000 bombave atomike si ato të Hiroshimës.

Ngrohja globale shoqëërohet me thatësira, stuhi dhe përmbytje më ekstreme gjithnjë e më të shpeshta.

Kjo nxit shpërndarjen dhe përhapjen e më shumë mikrobeve që mbartin dhe shkaktojnë sëmundje

Ndikimet Në Shëndet Të Ndryshimeve Klimatike

Problemet Me Mushkëritë

Njerëzit që kanë probleme me mushkëritë, pësojnë një rënie të ndjeshme të funksioneve të këtij organi si pasojë e temperaturave të larta.

Qëndrimi në ajër të kondicionuar dhe përballja me temperatura përvëluese nxit nevojën për trajtime më të specializuara të mushkërive.

Vështirësi Në Frymëmarrje Dhe Atak Në Zemër

Prania e temperaturave të larta dhe thatësirave nxit shfaqjen e më shumë zjarreve.

Tymi i lëshuar në ajër shkakton vështirësi në frymëmarrje, kollë, azëm madje edhe atak në zemër, sidomos për njerëzit që tashmë vuajnë nga sëmundjet e mushkërive dhe të zemrës.

Infeksionet E Mushkërive

Temperaturat e larta mundësojnë përhapjen në hapësirë të shumë mikobaktereve që shkaktojnë infeksione të rënda të mushkërive.

Këto infeksione kërkojnë trajtime disa mujore me antibiotikë, të cilat kanë ndikim negativ më shumë tek femrat se meshkujt.

Azma Dhe Alergjitë

Nivelet e polenit në ajër rriten në mënyrë dramatike duke shkaktuar më shumë episode alergjike dhe azmatike.

Me temperaturat përvëluese, stinët e alergjisë bëhen më të gjata dhe më të mundimshme.

Në shumë vende të zhvilluara të botës numri i pacientëve të shtruar në spital si pasojë e azmës rritet me 23 përqind gjatë muajve të verës.

Grupmoshat më të prekura janë fëmijët nga 5 vjeç deri në 17 vjeç.

Pushtimi I Mushkonjave

Një rruzull më i ngrohtë tokësor nënkupton më shumë sëmundje të transmetuara nga insektet.

Shkencëtarët kanë vënë re një rritje dramatike të numrit të mushkonjave dhe viruseve e baktereve që ato shpërndajnë dhe injektojnë tek njeriu.

Një shembull i frikshëm i këtij problemi është epidemia Zika.

Ndikimi në shëndetin e njeriut i ngrohjes globale ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm.

Nga viti 2002 deri në vitin 2009, shpenzimet shëndetësore për sëmundjet e lidhura me ngrohjen globale në Shtetet e Bashkuara arritën në 14 miliardë dollarë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.