Lumturia ndonëse shpesh mund të jetë një nocion abstrakt apo e lidhur ngushtë me procese jetësore të përditshme, në aspektin shkencor është një reaksion kimik që ndodh në tru.

Hormoni përgjegjës për lumturinë quhet dopaminë dhe çlirohet sa herë diçka familjare me këtë ndjenjë ndodh në kjetën tonë.

Pra duket më shumë si një lidhje shkak pasojë ku truri ndihet i lumtur vetëm në disa situate të caktuara, njejtë siç ndodh edhe me ndjenja të tjera të inatit apo trishtimit.

Megjithatë studiuesit kohët e fundit po mundohen të vërtetojnë një tjetër tezë.

Atë të kontrollimit të hormonit të lumturisë pa pasur nevojën e ngjarjeve të lumtura.

Si shpjegohet kjo?

Studiuesit e Universitetit të San Diegos në Kaliforni po studjojnë çlirime spontane të dopaminës që ndodhin tek minjtë.

Teza e tyre e publikuar në revistën Curren Biology më 23 Qershor tregon se minjtë mund ta kontrollojnë lumturinë sipas dëshirës së tyre.

Ndryshe nga ajo çfarë njohim në përditshmëri, lumturi si pasojë e një ngjarje, këto kafshë të vogla arrijnë ta prodhojnë dopaminën në momentin që ato vendosin ta bëjnë këtë.

Studiuesit thonë se minjtë e marrë në studim në të vërtetë janë të vetëdijshëm për stimulimin e këtij hormoni dhe janë të aftë ta përshpejtojnë prodhimin e tij.

Sipas tyre kjo gjetje hap një dimension të ri në studimin e dinamikave të trurit edhe tek njerëzit.

Ata synojnë ta zgjerojnë akoma më shumë këtë studim për të eksploruar se si kontrollimi i dopaminës mund të ndikojë në vendime që marrim në përditshmëri.

Këtu futen sjelljet dhe interaktiviteti në shoqëri dhe mënyra se si ne perceptojmë lumturinë.

Në këtë përpjekje të tyre për të kontrolluar dopaminën, studiuesit shpjegojnë se ajo nuk lind në mënyrë fare spontane, por mund zhvillohet gjatë proceseve të përditshme./AgroWeb.org