Supë me Lëng Kockash apo me Lëng Perimesh – Cila Është më e Mirë?

2.6k 0

Lëngu i perimeve dhe i kockave mund të përdoret në receta të ndryshme gatimi, si për të bërë supë por edhe për të bërë oriz, rizoto ose fasule. Lista është e gjatë!

Sigurisht që ju mund të përdorni edhe ujë, por këto lëngje jo vetëm që i japin aromë dhe shije gatimeve, por ato përmbajnë edhe shumë vlera ushqyese.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me përftimet shëndetësore të lëngut të perimeve dhe lëngut të kockave, por edhe ndryshimin mes tyre.

Nëse keni vendusur të bëni një supë, duhet të dini se ekziston një ndryshim i madh midis supës me lëng perimesh dhe asaj me lëng kockash.

Supa që bëhet me lëngun e perimeve ka tendencë të jetë më e hollë. Prandaj lëngu i perimeve është më i përshtatshëm për pjatat ku dëshironi të ndihet më shumë aroma dhe shija e përbërësve të tjerë.

Ndërsa kur kockat e pasura me kolagjen zihen për orë të tëra, nxehtësia zbut të gjitha llojet e aromave, së bashku me xhelatinën. Xhelatina është arsyeja pse kjo supë është zakonisht  më e trashë. Prandaj këshillohet që lëngu i kockave të përdoret në rastin kur supa preferohet të jetë e trashë.

Lëngu i supës së kockave, ziehet për një kohë shumë të gjatë, ndonjëherë për 48 orë. Ai gjithashtu përfshin shtimin e uthullës së mollës, e cila ndihmon në çlirimin e lëndëve ushqyese si glukozamina, aminoacidet dhe elektrolitet.

Ndërsa lëgu i perimeve është më i thjeshtë për tu përgatitur dhe kërkon më pak kohë. Mjafton të përdorni lëngun në të cilin keni zierë perimet tuaja. Ju gjithashtu mund t’i përdorni perimet në supë ose të përgatisni me to një pjatë tjetër.

Cila supë është më e shëndetshme?

Në përgjithësi, lëngu i kockave përmban më shumë kalori, yndyrë dhe karbohidrate sesa ai i perimeve, të cilat mund të mos jenë të favorshme për persona me probleme me shëndetin.

Por ai përmban më shumë proteina, vitamina, minerale dhe më shumë lëndë ushqyese të cilat janë të nevojshme për shëndetin sesa lëngu i perimeve.

Sigurisht që ju mund të shtoni perime, bimë dhe erëza për të rritur më tej nivelet e lëndëve ushqyese dhe antioksiduese./AgroWeb.org