Trajtimi i Hipertensionit – Arrori që Duhet të Konsumoni

701 0

Hipertensioni apo presioni i lartë i gjakut janë një sëmundje që prek çdo vit miliona persona në të gjithë botën.

Megjithatë një përqindje e madhe e të sëmurëve nuk janë në dijeni se janë të prekur nga hipertensioni.

Kjo sëmundje zhvillohet kur muret e arterieve humbasin elasticitetin dhe ngutësohen apo kur enët e vogla të gjakut ngushtëhen së tepërmi.

Sa më shumë të kalojnë vitet aq më shumë ky problem është prezent për shkaqe që zakonisht lidhen me stilin e jetesës.

E pikërisht këtu duhet të filloni të bëni ndryshime të vogla për të arritur rezultate të mëdha.

Dieta me arrorë që duhet të ndiqni

Dieta e duhur mund t’ju ndihmojë në trajtimin e kësaj sëmundje, në veçanti arrorët e pasur me kalium.

Këtu futen veçanërisht bajamet të cilat janë ndër arrorët më të pasur me kalium.

Në vetëm 100 gramë përmbajnë 733mg kalium i cili ndihmon veshkat të kontrollojnë presionin e gjakut që qarkullon në trup.

Konsumimi i bajameve balancon sasitë e kripës që keni në trup duke larguar kështu ujin e tepërt nga muret qelizorë.

Një studim i vitit 2016 nga The Journal of Nutrition, tregoi se pjesmarrësit kishin përmirësime të ndjeshme të presionit të gjakut pas dietës 12 javore me bajame.

Ato do t’ju ndihmojnë të humbisni në peshë, të forconi shëndetin e zemrës dhe të trajtoni natyralisht hipertensionin.

Për këtë arsye ekspertët sugjerojnë që të keni në shportën tuaj të ushqimeve gjithnjë bajame të pjekura Seeberger.

Bajamet Seeberger konsiderohen si një alternativat mëtë shëndetshmë që mund të gjeni në treg pasi përmbajnë vetëm 0.01% kripë, janë të pjekura e të pasura me vitamina.

Ato përmbajnë proteina, vitamin E, fibra dhe kosiderohen nga varietetet më të mira të këtij arrori që vijnë nga SHBA dhe Australia.

Mjafton një grusht bajame çdo ditë për të marrë sasitë e duhura të kaliumit që i duhet trupit tuaj të luftojë hipertensionin.

Ku mund t’i gjeni?

Seeberger është një nga emrat më të njohur të treg përsa i përket frutave të thata të cilat gjenden edhe në Shqipëri në çdo pike shitje.

Kjo kompani është 176 vjeçare dhe cilësohet një ndër shpërndarësit kryesorë të frutave të thata dhe arroëve në Evropë.

Arrorët janë natyral, mblidhen në më shumë se 40 vende origjine dhe trajtohen në mënyrë organike.

Duke ruajtur kështu të gjitha vlerat shëndetësore të tyre si një alternativë për të mbrojtur dhe trajtuar organizmin tuaj./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.