Uji i Luleve apo Ujë me Lule – Cili Është Ndryshimi Dhe Si t’i Përdorni

342 0

Me siguri e keni hasur shpesh në produkte bukurie, kremra kozmetike apo trajtime natyrale.a

Ujë lulesh, ujë me lule, hidrosol apo hidrolat, nëse po pyesni veten se si ta quani këtë përbërje dhe se çfarë është jeni në artikullin e duhur.

Jo të gjithë emërtimet e mësipërme janë të njejtë me njëri tjetrin edhe për nga përbërja ndaj duhet të dini mënyrën e saktë të ndarjes së tyre para se t’i përdorni.

Mënyra e përgatitjes së tyre apo përbërja ndikon shumë në vlerat e tyre terapeutike sidomos tek lëkura.

Çfarë është uji me lule ose uji i luleve?

Uji i luleve dhe uji me lule janë të dy emra që në pamjë të parë mund të thon të njëjtën gjë, por jo gjithnjë kjo është e vërtetë.

Ndryshimi qëndron se disa prej tyre janë të krijuar nga përzierja e ujit me vajra esencialë dhe disa të tjera nga lënia e petaleve në ujë të ngrohtë si në formën e një çaji.

E disa të tjera mund të jenë të prodhuar sitetikisht në procese kimike apo laboratorë me përbërës të shtuar.

Përshembull uji i trëndafilit mund të futet në këtë grup, atë mund ta përgatisni vetë në shtëpi, mund ta blini si vaj esencial apo ta gjeni si përbërës në produkte të ndryshme.

Çfarë janë vajrat hidrosol apo hidrolat?

Hidrolatet prodhohen nga procesi i distilimit me avull me të cilin përbërësit  e zgjedhur dhe sasitë e vogla të vajit esencialtë tyre treten në ujë.

Kjo do të thotë se nuk janë vajra ekskluziv vetëm për lulet.

Ka hidrolate të cilat nuk prodhohen aspak me lule, por me bimë të ndryshme aromatike të cilat nuk prodhojnë vajra.

Nga ana tjetër ka hidrolate me bazë lulesh si trdëndafili apo livando të cilat distilohen dhe prodhojnë vajrat aromatikë.

Ata kanë veti terapeutike me një gamë të gjerë aplikimesh dhe janë më të butë se vajrat esencialë të nxjerrë nga vetë lulet apo bimët.

Këto vajra mund të jenë më të lehtë për nga aroma dhe veprimi dhe janë idealë për t’u përdorur tek fëmijët apo të moshurait që mund të kenë një tolerancë më të ulët ndaj aromave të forta.

Si t’i përdorni

Ujërat e luleve apo vajrat esencialë të tyre e hisrolatet mund të përdoren në gjithçka.

Duke filluar nga kozmetika në shtëpi, tek aromatizimi i ambienteve ku qëndroni e deri tek ushqimi.

Meqenëse disa prej këtyre ujrave apo vajrave mund të kenë përbërje sintetike kini kujdes vetëm në përzgjedhjen e duhur të tyre, nëse do t’i konsumoni.

Siç e përmëndëm edhe mësipër një nga më të njohurit në këtë grup është uji i trëndafilit, atë mund ta përdorni për një sërë trajtimesh bukurie, por jo vetëm.

Ujin e trëndafilit, por dhe atë të porokallit shefat e kuzhinës i përdorin edhe për të aromatizuar receta ëmbëlsirash të famshme.

Nëse kërkoni një aromë specifike për kënd të shtëpisë tuaj, parfum ose shampo aromatike ju hyn në punë edhe vaji me përbërje sintetike.

Nëse kërkoni të përfitoni nga vetitë terapeutike përdorni ujë të pastër me lule që nxirret nga lënia e petaleve në ujë për disa kohë./AgroWeb.org