Që në moshë fare të re, shumë fëmijë fillojnë të hanë ushqime që përmbajnë shumë sheqer.

Kjo dëmton shqisat e ndjeshmërisë dhe shijes, kështu që ushqimi normal nuk duket më i mirë.

AgroWeb.org në këtë artikull zgjodhi të zbulojë se cilat janë ushqimet e dëmshme që shpesh u serviren fëmijëve, por që dëmtojnë shëndetin e tyre.

Kosi

Së pari, mos blini produktet e kosit që ruhen në rafte të hapura, por ato në frigorifer. Në vend të produkteve të ëmbla, blini kos natyral.

Koset e frutave përmbajnë shumë sheqer, yndyrë dhe kalori që çojnë në mbipeshë dhe rritjen e rrezikut të diabetit.

Dhe që të siguroheni se po blini një kos të shëndetshëm, duhet të kontrolloni përbërësit në etiketë.

Multivitaminat për fëmijë

Tema e vitaminave është mjaft e diskutueshme. Fakti është se shpesh prindërit mbështeten në njohuritë dhe përvojën e tyre në vend që të konsultohen me një ekspert.

Fëmijët duhet të marrin vitaminat e nevojshme nga ushqimi, asnjë shtesë nuk është e nevojshme, sidomos pa këshillën e mjekut.

Lëngjet

Lëngjet që shiten të paktetuara në markete, janë një nga produktet e preferuara për fëmijët.

Vetëm në një gotë lëng gjenden 5-6 lugë sheqer. Sheqeri i tretur absorbohet menjëherë në sistemin e qarkullimit të gjakut, gjë që është e keqe për metabolizmin.

Në vend të lëgjeve ekspertët e shëndetit sugjerojnë që fëmijët të konsumojnë fruta. Lëngu tek frutat absorbohet gradualisht falë fibrave që ato përmbajnë.

Fëmijët gjithashtu mund të konsumojnë lëngje të freskëta të shtrydhura.

Mjalti

Fëmijët nuk duhet të hanë mjaltë para moshës 2 vjeç. Kjo këshillë nuk vlen vetëm për ndonjë një reaksion të mundshëm alergjik. Por edhe sepse mjalti ndonjëherë përmban baktere që mund të çojnë në një sëmundje të rëndë infektive të njohur si botulizëm.

Rrushi

Vitaminat dhe mineralet që rrushi përmban, që janë të nevojshme për fëmijët. Por ka një arsye pse fëmijët nuk duhet t’i hanë ato. Kokrrat e rrushit janë të mëdha, e të rrëshqitshme dhe një fëmijë mund të mbytet.

Gjithashtu rrushi është shumë i vështirë për tu tretur.

Pijet me bazë qumështi

Rezulton se pijet me bazë qumështi janë po aq të rrezikshme sepse përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer.

Hulumtimet e reja tregojnë se konsumi i rregulltë i pijeve që përmbajnë shumë yndyrna, mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ky produkt është i rrezikshëm edhe për të rriturit nëse konsumohet në mënyrë të rregullt.

Është e rëndësishme t’ju mësoni fëmijëve se ëmbëlsirat janë ëmbëlsira dhe se ushqimi i zakonshëm nuk mund të zëvendësohet.

Nëse fëmijët mësohen që në vegjëli të ushqehen shëndetshëm, ka të ngjarë që ta ruajnë këtë zakon edhe kur të rriten./AgroWeb.org