Ushqimet e Duhura për Flokë dhe Lëkurë të Shëndetshme plot Shkëlqim

533 0

Flokët, lëkura dhe thonjtë janë tre elementët kryesorë të paraqitjes së jashtme të njeriut.

Mirëmbajtja e tyre kërkon shumë mund, kohë dhe para.

Megjithatë, me ushqyerjen e duhur, paraqitja juaj e jashtme do të kërkojë më pak angazhim dhe sidomos shpenzime.

Ushqimet E Duhura Për Flokët Dhe Thonjtë

Mishi i Pulës

Mishi i pulës është shumë i pasur me proteinë dhe hekur.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org një sasi prej 28 gramë mish pule përmban 7 gramë proteinë.

Kjo e fundit bashkë me hekurin stimulon keratinën tek flokët dhe thonjtë.

Thjerrëzat

Këto legume janë gjithashtu të pasura me hekur dhe proteinë.

Një gjysëm filxhani me thjerrëza të pagatuara ofron pothuajse 22 gramë proteinë.

E njëjta sasi plotëson një të tretën e dozës së rekomandueshme ditore të hekurit.

Vezët

E verdha e vezëve përmban biotinë dhe proteinë të cilat përmirësojnë shëndetin e flokëve dhe thonjve.

Biotina i bën flokët më të trashë dhe thonjtë më të fortë.

Qumështi

Arsyet përse duhet të pini qumësht janë të shumta.

Një gotë me qumësht ofron 8 gramë proteinë.

AgroWeb.org ju kujton që qumështi ushqen jo vetëm flokët dhe thonjtë por edhe kockat.

Ushqimet E Duhura Për Një Lëkurë Të Shkëlqyer

Lëkura godiet fort jo vetëm nga dielli dhe ndotja por edhe stresi.

Kokrrat e grurit

Dy lugë gjelle me këto kokrriza të vogla të grurit plotësojnë 15 përqind të dozës ditore të vitaminës E e cila ushqen lëkurën dhe e mbron lëkurën.

Specat Jeshilë Dhe Të Verdhë

Specat përmbajnë më shumë vitaminë C se lëngu i portokallit.

Specat jeshilë dhe të verdhë pakësojnë rrudhat dhe rrathët e zinj të syve.

Ananasi

Një filxhan me copa ananasi përmban 131 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C.

Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe pakëson dëmin e shkaktuar nga rrezet ultravjollcë.

Për më tepër, ananasi përmban një enzimë e cila lufton inflamacionin e lëkurës.

Peshqit 

Acidet yndyrore tek peshqit si salmoni, toni apo skumbria ushqejnë zemrën dhe trurin.

Ato gjithashtu parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të lëkurës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.