Vaksina më Efikase e Kundër Covid Ofron 93% Mbrojtje – A Gjendet në Shqipëri?

362 0

Nëse po mendoni të bëni vaksinën kundër Covid-19 me siguri pyetja tjetër që ju lind është se cilën vaksinë duhet të zgjidhni.

Në dilemat e kësaj zgjedhje futet efikasiteti i vaksinës, efektet anësore dhe mbrojtja e organizmit nga kjo vaksinë.

Në botë për momentin disponohen disa  lloje vaksinash: BioNTech Pfizer, CoronaVac, Oxford AstraZeneca dhe Sputnik V, Moderna, Johnson & Johnson, Covishield dhe Sinopharm.

Disa prej këtyre vaksinave njihen thuajse në të gjithë botën, por një pjesë e tyre jo e të tjera as nuk janë të disponueshme.

Secila prej tyre ka një masë të mbrojtjes dhe efekt të caktuar në trup, dhe ekspertët veçojnë një prej tyre për mbrojtje më të madhe.

Cila është me efikasja?

Një studim i fundit nga CDC, tregon se personat e pavaksinuar kanë 10 herë më shumë shance të shtrohen në spital se të tjerët.

Po kjo qendër së fundëmi krahasoi efektivitetin e tre prej vaksinave të arpovuara në SHBA Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson.

Në këtë studim u vu re se Moderna ishte me efikasja për të parandaluar shtrimin në spital të një paicenti.

Në studim u morën në analizë 3.689 persona të shtruar në 21 spitale të SHBA.

Atyre i’u matën nivelet e antitrupave pasi ishin vaksinuar me një nga këto 3 vaksina.

Moderna kishte një efektivitet prej 93% ndërsa dy vaksinat e tjera kishin një efektiviteti prej 88% Pfizer dhe 71% Johnson.

Ky studim gjithashtu tregoi se efektiviteti i Pfizer bie disa muaj pas marrjes së dozës së dytë ndërsa tek Moderna kjo nuk ndodh.

Pas një periudhe të gjatë kohore efektiviteti i vaksinës Moderna bie vetëm me 1%.

Kjo do të thotë se shancet për tu shtruar në spital apo për të përjetuar simptoma të rënda pas vaksimit me Moderna janë shumë të ulëta.

A mund të gjendet në Shqipëri?

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka vetëm 4 vaksina zyratre të cilat përdoren për parandalimin e Covid-19.

Në këtë grup renditen BioNTech Pfizer, CoronVac, Oxford AstraZeneca dhe Sputnik V.

Me 4 vaksinat që gjenden në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare janë vaksinuar 783 mijë persona, teksa autoritetet shëndetësore inkurajojnë vijimin e këtij procesi në një shkallë më të gjerë.

Vaksina Moderna është një prej vaksinave me çmimin më të lartë në treg dhe nuk është ende e dismonueshme për vendin tonë./AgroWeb.org