Si Vepron Sistemi Shëndetësor Shqiptar në Raste Pandemish të Rrezikshme

348 0

Situata me koronavirusin është ende e paqartë në shumë vende të botës.

OBSH ka lajmëruar disa ditë me parë se kjo sëmundje është pandemi që ka prekur deri më tani qindra shtete të botës.

Duke thënë këtë Tedros Adhanom Ghebreyesus, shefi i OBSH ju bëri thirrje të gjithë vendeve, të kenë sigurinë dhe higjenën në vëmendjen e tyre kryesore.

Në rrjedhën e këtyre ngjarjeve padyshim që përfshihet edhe Shqipëria, me disa të infektuar me këtë virus.

Procedurat për të përballuar një gjendje pandemie janë të përcaktuara nga shteti Shqiptar dhe institucione ndërkombëtare.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon mënyrën se si shteti duhet të veprojë në rast përhapje të një pandemie.

Udhëzuesi për shëndetësinë

Në vitin 2018 qeveria Shqiptare bashkë me ekspertë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përgatitën dhe mirtauan një udhëzues mbi planin e veprimit të spitaleve në raste urgjente.

Quhet ndryshe si “Plani i Përgjigjes” ndaj një situate të rëndë shëndetësore.

Këtu futet i gjithë sistemi shendetësor i vendit, në një plan për raste siç janë fatkeqësitë natyrore, sulmet me armë kimike apo situatat pandemike.

Ky plan masash është i vlefshëm edhe për situatën e koronavirusit nëse shifrat e të prekurve shtohen dhe OBSH vendos të shpallë gjendjen e pandemisë.

Sipas këtij udhëzuesi të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, është pikërisht kjo ministri që merret me planifikimin dhe përballimin e emergjencave civile.

Krahas saj funksionon Komisioni i Posaçëm që kontrollon dhe miraton planin e veprimit të Emergjencave Civile.

Hallka tjetër e rëndësishme e këtij udhëzuesi është njësia për planifikimin dhe Përballimin e Emergjencave Civile (PPEC).

Roli i kësaj njësie është të mbajë kontakt dhe të këtë informacione të vazhdueshme si nga shteti Shqiptar, ashtu edhe me institucione të huaja jashtë vendit.

Të gjitha këto njësi të ngritura menaxhohen nga Grupi Operacional i Menaxhimit të Fatkeqësive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ky grup ka për detyrë të menaxhojë të gjithë sturkturat që do të merren me përballimin e emergjencave.

Plani i emergjencave vihet në zbatim vetëm nëse Drejtori i Spitalit konfirmon dhe miraton planin.

Më pas miratohet nga Drejtori i Drejtorisë së Politikave Spitalore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe miratimit nga Komisioni i Posaçëm pranë kësaj Ministrie.

Mëposhtë do të gjeni një shpjegim të skemës mbi aktivizimin e emergjencave shëndetësore.

 

Burimi: Revista Monitor