Fibra dietike është një ushqyes me bazë bimore, një lloj karbohidrati që nuk shpërbëhet në molekula sheqeri të tretshme.
Fibra është e rëndësishme për tretjen dhe jashtëqitjen por vlerat e saj shkojnë përtej stomakut.
Ajo na nevojitet për të ruajtur peshën trupore, ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, mirëmban kolesterolin, nevojitet për jetëgjatësinë dhe ul rrezikun e kancerit.
Në fakt, studimet kanë treguar se njerëzit që ushqehen me fibër dhe yndyrna të pangopura, janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kronike.
Doza e Nevojshme e Fibrës Që Ju Duhet
Sipas ekspertëve, gratë dhe vajzat duhet të konsumojnë 25 gramë fibër në ditë.
Burrat dhe djemtë duhet të marrin 38 gramë fibër në ditë.
Me fjalë të tjera, ekspertët këshillojnë që njeriu të sigurohet të marrë 14 gramë fibër për cdo 1000 kalori.
Në një studim ku moren pjesë 4600 persona i shtrirë në te dhëna të mbledhura gjatë 40 viteve, tregon sasinë e saktë të fibrave që duhet të konsumoni.
Sipas ekspertëve të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, rreth 20-25 gramë fibra në ditë janë të domosdoshme për të parandaluar sëmundjet.
Konsumimi i ushqimeve të pasura me fibër lidhet me 16-24% shance më të ulta nga prekja e sëmundjeve kronike.
Nën këtë vazhdë autorët e këtij studimi nga Universiteti i Zelandës së Re thonë se, sasia e marrjes së këtyre fibrave në një ditë mund të jetë dhe më e madhe.
Nëse konsumoni 29 gramë fibra në ditë përveçse do të parandaloni shumë sëmundje do të rrisni edhe cilësine e jetesës tuaj.
Gjithësesi konsumimi i shumë fibrave tek personat me mungesë hekuri apo magnezi mund të jetë i dëmshëm.
Përtej kësaj konsumimi i duhur i fibrave ul nivelin e keq të kolesterolit dhe ndihmon në uljen në peshë.
Sipas shkencëtarëve, ushqimet më të pasura me fibër janë tërshëra, misri, fasulet e kuqe.
Nuk përjashtohen as kikirikët, drithërat e plota, frutat dhe perimet si brokoli e bishtajoret./AgroWeb.org