Vlerat dhe Përfitimet që Ofron Lëkura e Limonit – Si ta Përdorni

2.1k 0

Limoni është një prej agrumeve më të përdorura në kuzhinën shqiptare. Dimër a verë, limoni nuk mungon kurrë dhe pasuron shumë prej recetave të përditshme të amvisave.

Lëngu dhe tuli i limonit janë padyshim ndër më të përdorurat në kuzhinë e megjithatë vlerat më të mëdha të kësaj agrumeje gjenden tek pjesa e lëkurës.

Vlerat, Përdorimet Dhe Përfitimet Që Ofron Lëkura e Limonit

Lëkura e limonit është shumë e pasur me vitaminë C, fibër dhe proteinë.

Shëndeti Dentar

Lëkura e limonit është e pasur me substanca anti-bakteriale të cilat pengojnë rritjen e bkterieve në gojë. Këto baktere janë përgjegjës për kavitetin e dhëmbëve por edhe infeksionet e mishrave.

Për rrjedhojë, lëkura e limonit ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit dentar.

Mjafton të përzieni një lugë çaji me lëkurë limoni me pastën e dhëmbëve dhe vazhdoni ta përdorni si zakonisht.

Sistemi Imunitar

Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve dhe vitaminës C, lëkura e limonit është një aleat i sistemit imunitar.

Vitaminat dhe mineralet e forcojnë imunitetin dhe e bëjnë atë më të aftë të luftojë virozat dhe inflamacionin.

Filloni ta përfshini lëkurën e limonit në të gjitha recetat tuaja, mjafton ta përdorni si erëz.

Shëndeti i Zemrës

Pektina tek lëkura e limonit mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq dhe tensionin e lartë.

Ekspertët thonë se vitamina C, pektina dhe flavonoidët ulin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Tumoret

Konsumi i lartë i flavonoidëve, vitaminave dhe mineraleve ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e rruazave të bardha të gjakut dhe eliminon qelizat kancerogjene.

Gurët në Tëmth

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se disa prej substancave aktive tek lëkura e limonit ndihmojnë funksionin e tëmthit, parandalojnë formimin e gurëve dhe ndihmojnë në eliminimin e tyre.

Nëse nuk e duroni dot athtësinë e limonit, atëherë shtoni një ose dy lugë çaji me lëkurë limoni në një gotë me ujë dhe pijeni çdo mëngjes.

Përdorime Alternative

Lëkurat e limonit mund të përdoren  për pastrimin e kuzhinës, frigoriferit dhe eliminimin e erës së keqe të koshit të plehrave.

Ato janë shumë të mira për përthithjen e erës së keqe, por edhe pastrimin e tenxhereve.

Në lidhje me trupin, AgroWeb.org ju këshillon të përzieni pak sheqer, vaj ulliri dhe lëkurë limoni të grirë hollë për të masazhuar lëkurën dhe eliminuar qelizat e vdekura.

Lëkura e limonit mund të përdoret edhe si maskë lëkure duke u përzier me qumështin./AgroWeb.org