nga AgroWeb më 22 November, 2021

Misri i Bjeshkës – Vlerat dhe Kushtet e Kultivimit

Është misër i njohur në fshatrat e Bjeshkëve të Tropojës (me lartësi 1100-1300 m), kryesisht në pllajën e Çeremit, ku kultivohet për më se 100 vjet. Fara është mbajtur dhe trashëguar në familje brez pas brezi. Është pak i përhapur, aktualisht zë rreth 25-30 % të sipërfaqes që mbillet me misër në zonën e Bjeshkëve. […]

nga AgroWeb më 18 November, 2021

Kungulli I Byrekut – Si Ta Mbillni Në Shtëpitë Tuaja

Në zonën e Alpeve kultivohet për më shumë se 70-80 vjet specia curubita maxima, ose siçe njohim ndryshe ‘kungulli i byrekut’. Fara e tij është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi dhe tani zë rreth 30-35 % të sipërfaqes që mbillet në zonë. Kushtet e kultivimit: Mbillet në anë të ngastra, në ledhe me […]

nga AgroWeb më 9 November, 2021

Bima Që I Shton Humorin Gjithë Shtëpisë – Si Të Mbillni Trumzën

Trumza është një bimë mjekësore e cila që në lashtësi është njohur si simbol i kurajos. Kjo bimë shumë vjeccare, gjysëm shkurre, me rrënjë të shtrira e  kërcenj të gjatë është mirëbërëse për shëndetin e njeriut që nga këmbët deri tek koka. Efekti kryesor është ai kundër mërzisë, trishtimit dhe rikthimit të humorit, që e bën trumzën […]

nga AgroWeb më 3 November, 2021

Lule Surratkat – Nga Mbjellja Tek Ujitja Si Të Kujdeseni Për To

Me siguri sa herë i shikoni këto lule mendoni për formën dhe ngjyrat e tyre të cilat duken si një fytyrë e vërtetë. Ato rriten lehtësisht në vendin tonë në disa varietete ngjyrash nga e verdha tek e kuqja janë një mrekulli që zbukurojnë kopështin apo ballkonin tuaj. Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa […]

nga AgroWeb më 28 October, 2021

Lakra e Bardhë e Postribës – Vlerat dhe Kushtet e Kultivimit

Në zonën e Alpeve kultivohet për më se 100 vjet, në zonën e Drishtit të Shkodrës lakra e bardhë që i përket familjes Brassica oleracea convar. capitata L. Fara e kësaj bime është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi. Aktualisht ajo zë rreth 20-25 % të sipërfaqes së lakrës kokë që mbillet në zonë, […]

nga AgroWeb më 1 October, 2021

Lule Vathi – Si Të Mbillni Dhe Të Përkujdeseni Për Bimën Ekzotike

Lule Vathi është një nga bimët që prodhon ndër lulet më ekzotike dhe të bukura në botë. Botanistët numërojnë plot 100 lloje të këtyre luleve që variojnë në bazë të ngjyrës dhe paraqitjes. Lulet konsiderohen si bimë shumë të thjeshta dhe të lehta për tu mbjellë, veçanërisht nga njerëzit që kanë ballkone të mëdha, veranda […]

nga Rezarta Delisula më 1 October, 2021

Çfarë Mund të Mbillni në Dimër në Ballkonin Tuaj

Iku koha e artë e të mbjellave në ballkon. Tani me uljen e temperaturave, duhet ndryshuar strategji në të mbjellat, pra është analogji me shprehjen ‘sipas vendit dhe kuvendi’. Aktualisht në ballkonin tim kam mbjellë domate qershi, qepë të njoma, hudhra, rreth 8 rrënjë bizele, majdanoz dhe kopër. Edhe pse kujdesem për të ulur tendën […]

nga AgroWeb më 30 September, 2021

Si Të Mbillni Kumbullën Nga Bërthama – Mësoni Të gjitha Hapat

Mbjellja e një peme të re të kumbullës nga bërthama e një fruti të vetëm është krejt e thjeshtë dhe plotësisht e mundur. Pema e kumbullës kërkon që dheu në tokë ose vazo të madhe të jetë i mirë dhe me sistem të mirë kullimi. AgroWeb.org rekomandon që ajo nuk rritet mirë nëse e mbillni […]

nga AgroWeb më 28 September, 2021

Çfarë Duhet Të Mbillni Në Vjeshtë – Nga Perimet Tek Barishtet e Gjelbërta

Vjeshta përbën periudhën më të mirë për mbjelljen e perimeve të nëntokës dhe barishteve. Moti që ofron vjeshta përbën periudhën ideale për mbjelljen dhe rritjen e perimeve të mëposhtme, sipas ekspertëve të AgroWeb.org. Brokoli Brokoli preferon një klimë të freskët por është në gjendje të durojë edhe luhatje temperaturash. Nëse keni fidanë të gatshëm, mund […]

nga AgroWeb më 16 September, 2021

Majdanozi i Vendit – Vlerat e Forta Shëruese

  Majdanozi me gjethe të gjelbër është specie e rrallë e kultivuar në zonë. Kjo bimë mbillet në ngastra të vogla, në kopshte pranë shtëpive, në vende me ekspozicion nga dielli, toka të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje. Ka bimë delikate, me shumë degëzime të holla. Gjethet janë të brishta e aromatike. […]

nga AgroWeb më 2 September, 2021

Kopra e Vendit – Si ta Mbillni Në Oborrin Tuaj

Kopra e vendit është specie e rrallë e kultivuar në zonë. Ashtu sikurse dhe majdanozi, kopra mbillet në ngastra të vogla, në kopshte pranë shtëpive, në vende me ekspozicion nga dielli, toka të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje. Ka bimë delikate, me shumë degëzime të holla. Gjethet me ngjyrë të gjelbër të […]

nga AgroWeb më 20 August, 2021

Si Të Mbillni Dhe Të Kujdeseni Për Lulen E Gardenias

Lulja e Gardenias është shumë e njohur për aromën e mrekullueshme dhe lulen tepër tërheqëse ngjyrë të bardhë. Kjo bimë i reziston të nxehtit dhe gjendet kryesisht në rajonet tropikale dhe subtropikale të Afrikës, Australisë dhe Azisë jugore. Gardenia mund të lulëzojë kudo, si në kopësht ashtu edhe në vazot brenda shtëpisë tuaj, mjafton që […]

nga AgroWeb më 30 July, 2021

Domatja Qershi E Malësisë së Madhe – Si Ta Mbillni Në Shtëpitë Tuaja

Në Qafë Gradë të Shkrelit, të Malësisë së Madhe kultivohet këtu për më se 70-80 vjet specia Solanum Lycopersicum. Bëhet fjalë për domaten qershi, fara e së cilës është ruajtur e trashëguar brez pas brezi. Aktualisht zë rreth 5-10 % të sipërfaqes që mbillet me domate në zonë, duke qenë kështu kultivar autokton tepër i […]

nga AgroWeb më 27 July, 2021

Sallata Jeshile e Bërdicës – Varieteti Shqiptar Që Po Zhduket

  Në zonën e Alpeve rritet një lloj i veçantë i sallatës jeshile. Kjo barishte i përket familjes së Lattuca Sativa L, dhe në vendin tonë kultivohet prej 40-50 viteve. Të dhënat tregojnë se fara është mbjellë fillimisht në Bërdicë të Shkodrës, nga ku ka marrë edhe emrin. Në këtë zonë fara e bimës është […]

nga AgroWeb më 15 July, 2021

Sallata Jeshile e Bërdicës – Vlerat Shëndetësore të Varietetit Shqiptar

Sallata jeshile u kultivua për herë të parë në Egjipt, dhe më pas në Romën e lashtë. Mbase  është e panjohur por ajo është përdorur rregullisht për të trajtuar çrregullimet e tensionit të gjakut, pagjumësinë, mungesën e oreksit, dhe sistemin tretës në përgjithësi. Madje në variantin e saj të tharë falë klorofilit, sallata jeshile përdoret […]

nga AgroWeb më 13 July, 2021

Kungulli Veror i Dukagjinit – Kushtet e Kultivimit Për Ta Mbjellë Në Shtëpi

Në zonën e Alpeve kultivohet për më se 70-80 vjet, kungulli veror i Dukagjinit. Fara e kësaj perimeje është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi. Ky kungull i përket familjes Cucurbita pepo L dhe duke qenë se fillimisht është mbjellë në Dukagjin, tanimë njihet me këtë emër. Aktualisht zë rreth 15-20 % të sipërfaqes […]

nga AgroWeb më 2 July, 2021

Majdanoz i Freskët në Vazo – Si ta Mbillni në Ballkonin Tuaj

Majdanozi është një barishte me dhunti të veçanta që i jep gatimeve tona një aromë speciale. Ai përdoret në salca, sallata dhe sidomos në supa të ndryshme, pasi zëvëndëson nevojën e kripës. Gjithashtu majdanozi ka vlera ushqyese për organizmin tonë duke qenë se është i pasur me hekur, vitaminë C dhe A. AgroWeb.org  ju sjell […]

nga AgroWeb më 2 July, 2021

Si Të Mbillni Dhe Rrisni Manat Goxhi Në Shtëpinë Tuaj

Manat goxhi, janë një frut që vjen nga bimës botanike Lycium barbarum. Këto kokrra të vogla janë përdorur në mjekësinë tradicionale popullore prej shumë kohësh. Studime të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se manat goxhi janë shumë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes. Këto kokrra të kuqe forcojnë sistemin imunitar, aktivitetin e trurit, […]

nga AgroWeb më 2 June, 2021

Krijoni Mantelin e Vjollcave në Vazo dhe Kopshte

Vjollca është një bimë e mrekullueshme që rritet në mënyrë ideale në klimën që ofron Shqipëria. Kjo lule me emrin botanik Viola Odorata, i jep çdo hapësire një aromë shumë të këndshme, por ajo përdoret edhe në kuzhinë, kozmetikë dhe për zbukurim. Bima e Vjollcës mbillet dhe rritet shumë lehtë duke formuar një mantel të […]

nga AgroWeb më 28 May, 2021

Lule Sarande në Vazo – Hijeshi, Ngjyra, Aromë në Mjediset Tuaja

Bukenvile apo Lulja e Sarandës është një bimë kacavjerrëse e cila shpërthen në lule të vogla plot ngjyra dhe aromë. Ajo gjendet në shumë variacione,  por më karakteristikja është ngjyra rozë e ndezur. Në qytetin e Sarandës kjo bimë zbukuron ballkonet dhe kopshtet e pothuaj të gjitha shtëpive, duke u kthyer në lulen karakteristike të […]