nga AgroWeb më 20 November, 2020

Çfarë Sugjerojnë Psikologët Për Të Shmangur Stresin Gjatë Këtyre Ditëve

Për shumë njerëz është tejet e vështirë që gjatë këtyre ditëve të qëndrojnë të qetë ndërsa marrin informacione pa fund rreth përhapjes së koronavirusit. “Zërit të Amerikës”  bisedoi me psikologët lidhur me disa prej mënyrave efektive për të luftuar ankthin e për të qëndruar të qetë gjatë kësaj periudhe sfiduese. Gjatë këtyre ditëve është e vështirë të mos shohësh lajmet në televizor që shfaqin ndër të tjera grafikë shqetësues rreth përhapjes së koronavirusit. Për disa njerëz kjo shkakton panik dhe rrit nivelin e ankthit. Sipas psikologes dhe shkencëtares MaryAlvord, paniku është një reagim i natyrshëm i njeriut ndaj stresit. “Ka të bëjë me atë se çfarë ndjejmë kur kemi nevojë për të mbijetuar. Ndaj ju shihni rafte në dyqane të boshatisur nga uji edhe pse nuk ka mungesë uji. Në të vërtetë nuk kemi nevojë për pesë koli me ujë. Tashmë dyqanet po kufizojnë sasinë që blihet nga çdo individ, në dytë tilla”, thotë Mary Alvord, Drejtore e Kërkimeve Klinike, në Shoqatën Amerikane të Psikologëve. Psikologët shtojnë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të dish se ku t’i zgjedhësh lajmet gjatë këtyre ditëve në mënyrë që të jesh i mirë-informuar. Të Kontrollosh Emocionet E rëndësishme është thotë ekspertja është që të kontrollosh emocionet e të shmangësh panikun. “Madje mund ta shohim këtë gjë si mundësi. Po të qëndroni në shtëpi më shumë, mund të lidheni me të afërmit ose miqtë me të cilët nuk keni folur për një kohë të gjatë …çdo krizë mund te shihet simundësi”, thotë ajo. Psikologia VaileWright thotë se nuk duhet të nënvlerësojmë fuqinë e rutinës. Programimi dhe rutina na ndihmojnë të ruajmë qetësisë dhena jep ndjesinë e normalitetit që shumë njerëz mendojnë se u mungon. “Për t’u përgatitur mendërisht, duhet të bësh gjëra të tilla sikurse tëkujdesesh për veten. Është vërtet e rëndësishme që të ruash rutinën, të shkosh në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë, e të zgjohesh në mëngjes sikurse gjatë një dite të normale pune. Mos e trajto si një ditë dëbore, por bëj dush e vishu. Hani vaktet si gjithmonë”. Psikologia klinike Irina Meliksetyan shton se mënyra se si një person i përgjigjet një situate krize varet shumë nga natyra e gjithë secilit. “Do të jetë më e vështirë për ata që janë tipa kryesisht të mbyllur, që janë ndërkohë të përfshirë nga ankthi, të jetojnë nën stres të vazhdueshëm. Biseda me të afërmit online Ata ndjehen veçanërisht të izoluar pasi nuk mund të takohen me njerëzit tek të cilët janë mësuar të mbështeten. Por fatmirësisht të gjithë kemi teknologjinë, kemi Skype e FaceTime. Kjo na ndihmon të vazhdojmë të komunikojmë me të dashurit, të […]

nga AgroWeb më 1 April, 2020

Njerëzimi Do Të Fitojë Kundër COVID-19 Nëse Respekton Izolimin

Jetesa në kohë pandemie është e çuditshme. Sakrifica më e madhe që po na kërkohet është që të qëndrojmë në shtëpi dhe të kufizojmë kontaktet fizike me të tjerët. Edhe një gjë kaq e lehtë po shkakton ankth dhe parehati tek njerëzit, shumë prej të cilëve po injorojnë jo vetëm virusin por edhe rregullat në […]

nga AgroWeb më 28 February, 2020

Frika Ndaj Koronavirusit Ul Imunitetin – Këshillat e Ekspertëve

Kryefjala e dy muajve të fundit është virusi i ri infektiv që ka prekur botën. Quhet koronavirus apo COVID-19, por ju me siguri keni dëgjuar të flitet së paku një herë në ditë për të. Informacioni i shumtë dhe i domosdoshëm për parandalimin e sëmundjes, ka qarkulluar që nga Janari në mediat, konferencat apo mbledhjet […]

nga AgroWeb më 1 December, 2019

Çrregullimet e Gjumit Pas Tërmetit – Luftoni Ankthin Duke u Kujdesur për Veten

Ankthi dhe paniku në rastet e fatkeqësive natyrore si ai i tërmetit shkatërrimtar që goditi të martën e kaluar Shqipëri është një efekt i pritshëm psikologjik. Sidomos, për personat që kanë përjetuar intensitetin e fortë të lëkundjeve e për rrjedhoje dëmet e shkaktuara në jetët njerëzore dhe materiale gjithashtu. Ndijesia e pasigurisë në ditët në […]

nga AgroWeb më 27 November, 2019

Stresi dhe Ankthi Pas Tërmetit – Çfarë Këshillojnë Mjekët, Si Duhet Të Reagoni

Mjekët psikologë këshillojnë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të menaxhojnë situatën pas tërmeteve, e cila po shoqërohet me ankth dhe panik. Pasojat e tërmetit mund të jenë fatale. Dukuri të tilla nuk mund të parashikohen, gjë që e shton edhe më shumë panikun dhe frikën tek njerëzit. Ndonëse një gjendje e tillë është e pashmangshme, në […]