Bresa, Vlerat Unike të Lakrës Rradhiqe të Kuqe

1.1k 0

Në Shqipëri e njohim si Bresa dhe në rajone të ndryshme të vendit njihet edhe si çikore e kuqe, kore, rëkore, parkalidhe, radhiqe e kuqe, një perime që i përket familjes botanike të Asteraceae.

Ka një shije karakteristike pikante dhe të hidhur, e cila zbutet pas gatimit.

Rradhiqja e kuqe u jep ngjyra të ndezura menuve të ndryshme, por edhe garanton shëndet të mirë. Ajo përmban të gjitha vlerat shëndetësore të zarzavateve me ngjyra të ndezura.

Ngjyra nuk është e vetmja karakteristikë që e bën të veçantë rradhiqen e kuqe. Lexuesit besnikë të AgroWeb.org tani e kanë mësuar që ngjyra tek perimet dhe zarzavatet është tregues i antioksidantëve.

Çikorja e kuqe është lehtësisht e kombinueshme me të gjitha perimet dhe barishtet e gjelbërta në kuzhinë. Ajo është plot veti ushqyese dhe vlera shëndetësore.

Më poshtë do të gjeni vlerat shëndetësore të rradhiqes së kuqe renditur nga AgroWeb.org:

Përmban antioksidantë dhe jep energji

Rradhiqja e kuqe përmban shumë antioksidantë dhe konsiderohet një perime që jep shumë energji. Në 100 gramë rradhiqe të kuqe do të gjeni mbi 3500 njësi antioksidantësh.

Forcon metabolizmin dhe sistemin imunitar

Rradhiqja e kuqe ndihmon metabolizmin, duke garantuar kështu mirëqenie të plotë për gjithë organizmin.

Perimja e kuqe forcon imunitetin, falë pranisë së vitaminës C, një antioksidant që promovon shërimin e plagëve dhe detoksifikimin.

Kjo vitaminë e rëndësishme promovon një stomak të shëndetshëm dhe rrit prodhimin e kolagjenit.

Lufton radikalet e lira

Rradhiqja e kuqe është mjaft efikase në luftimin e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat e ADN-së, duke shkaktuar sëmundje të rrezikshme si ajo e zemrës, diabetit dhe kancerit.

Ajo ka një kapacitet të lartë në përthithjen e radikaleve të rrezikshme dhe nxjerrjes së tyre jashtë trupit.

Ndihmon në humbjen në peshë

Rradhiqja e kuqe është e pasur me fibër ndaj është e këshillueshme nëse dëshironi të të humbni në peshë.

Fibra ju bën të ndiheni të ngopur dhe të humbisni peshë në mënyrë graduale.

E pasur me minerale dhe vitamina

Rradhiqja e kuqe është e mbushur me minerale të rëndësishme si zinku, bakri dhe magnezi.

Ajo është e pasur me vitaminë C, thiaminë, riboflavinë, niacinë, vitaminë B-6, A dhe E.

Ia vlen të përmendet se organizmat tanë janë në gjendje të përthithin vitaminat dhe mineralet më mirë kur ato përftohen nga perimet, siç është rradhiqja e kuqe se sa nga suplementët farmaceutikë.

Rregullon sheqerin në gjak

Rradhiqja e kuqe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak, duke minimizuar kështu rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo ndodh falë prezencës së inulinës, një substancë që rregullon sheqerin në gjak.

Ndihmon tëmthin

Rradhiqja e kuqe ndihmon sistemin tretës në sekretimin e lëngjeve të nevojshme që ndihmojnë uljen e kolesterolit por edhe shpërbërjen e yndyrnave dhe aminoacideve.

Rregullon tensionin e gjakut

Fitoushqyesit si likopeni, acidi elagjik dhe kuercitina janë përgjegjëse për ngjyrën karakteristike të rradhiqes së kuqe.

Këto elementë janë gjithashtu të dobishëm në uljen e tensionit të gjakut.

Rradhiqja e kuqe zakonisht konsumohet pasi e keni kavërdisur në vaj ulliri ose përfshirë në ushqime si oriz me perime. Ajo shërbehet edhe në makarona, apo për mbushjen e gatimit të shpendëve./AgroWeb.org