Mbroni Zemrën me Lëngun e Shalqinit dhe Kastravecit

453 0

Lëngu i shalqinit dhe kastravecit është një nga më të shëndetshmit dhe më freskuesit që mund të pini gjatë stinës së verës. Ky lëng i lehtë, por i mprehtë në shije do t’ju mbajë të hidratuar në ditët e nxehta.

Shalqini është një nga frutat që shuan etjen më mirë në krahasim me të tjerët dhe është i pasur me antioksidantë siç është likopeni. Kaliumi tek kastraveci është i dobishëm kundër tensionit të lartë apo atij të ulët të gjakut. Ai është burim i pasur i erepsinës, një enzimë që ndihmon në tretjen e proteinave.

Kjo pasuri e bën kastravecin të domosdoshëm për t’u ngrënë përpara çdo vakti. Kur kombinohen së bashku, shalqini dhe kastraveci janë një fuqi vlerash më vete. Shalqini është një burim i pasur i kaliumit që ndihmon funksionet e muskujve dhe nervave. Ai shërben në mirëmbajtjen e niveleve të elektroliteve dhe ul rrezikun e tensionit të lartë të gjakut.

Përfitimet e shalqinit dhe kastravecit

Mbron trurin

Së bashku, shalqini dhe kastraveci përmbajnë një flavonol që lufton inflamacionin që quhet fisetinë. Ky flavonol luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit, përmirëson kujtesën dhe mbron qelizat e nervave nga problemet e shkaktuara prej moshës. Shkencëtarët kanë zbuluar se fisetina parandalon çrregullimet e kujtesës dhe mbron nga sëmundja e Alzheimerit.

Kundër inflamacionit

Shalqini dhe kastraveci ndihmojnë në qetësimin e ndërveprimeve inflamatore në organizëm.

Antioksidantët

Shalqini dhe kastraveci përmbajnë antioksidantë përfshirë të mirënjohurën vitaminën C dhe beta karotenin.

Për një frymëmarrje të freskët

Nëse mbani një fetë kastravec në gojë, do të mund të largoni bakteret që shkakojnë erën e keqe të saj.

Kundër stresit

Kastraveci përmban vitaminat B, përfshirë vitaminën B1, vitaminën B5, dhe vitaminën B7 (biotinë). Këto vitamina ndihmojn&eeuml; në shuarjen e ndjesisë së ankthit dhe pakësimin e ndikimit negativ të stresit.

Mbështetje për sistemin tretës

Shalqini dhe kastraveci janë të pasura me dy elementët bazë të tretjes: ujë dhe fibra.

Mirëmbajtje e peshës

Frutat përmbajnë pak kalori, por kanë aftësinë t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur. Një filxhan me feta kastraveci përmban vetëm 16 kalori.

Mbështetje për shëndetin e zemrës
Shalqini dhe kastraveci përmbajnë kalium, që ka ndikimn tek nivelet e ulëta të tensionit të gjakut. Një ekuilibër i duhur i kaliumit si brenda ashtu edhe jashtë qelizave është thelbësor për funksionin e përshtatshëm të trupit.

Përgatitja e lëngut të shalqinit dhe kastravecit:

Përbërësit

4 filxhanë çaji me copa shalqini 
1 kastravec të madh, të larë ose të qeruar

Udhëzimet

Prijini copat e shalqinit dhe me tulin e kuq pa fara mbushni 4 filxhanët.

Ndajeni kastravecin në gjysmë dhe në copa të holla që të plotësojnë përmasat e shtrydhëses së frutave.

Shtrydhni kastravecin në fillim dhe më pas copat e shalqinit. Lëngun shërbejeni menjëherë duke e shoqëruar me kubë akulli.

Nëse dëshironi mund edhe t’i grini në mikser duke i shtuar 5-6 gjethe menteje/AgroWeb.org