Vlerat Unikale të Patateve të Ëmbla

2.2k 0

Keni dëgjuar për ëmbëlsirë të shëndetshme? Ju prezantojmë pataten e ëmbël, aq e ëmbël sa të kënaqë nepsin, po super e pasur në vlera ushqimore. Shumë njerëz e mendojnë pataten e ëmbël si një patate të thjeshtë e të zakonshme, por kjo nuk është e vërtetë, të paktën sipas një studimi të kohëve të fundit.

Shqipëria është një nga kultivuesit më të njohur të patates, por për sa i përket patates së ëmbël niveli i prodhimit është i limituar. Megjithatë gjërat mund të ndryshojnë tani që konsumi i patates së ëmbël është në rritje dhe nënat e reja e fusin pataten në dietën e fëmijëve të tyre që kur ata janë në moshën 1 vjec. Patatja e ëmbël kushton më shumë se patatja normale dhe kjo mund të përbëjë një shtysë të madhe për fermerët shqiptarë.

Vështirësia më e madhë në përshkrimin e vlerave të patates është se nuk di nga t’ia nisësh. Patatja e ëmbël është e pasur me antioksidantë, anti inflamatorë dhe element që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Patatja e ëmbël është ndoshta burimi më i nënvlerësuar i beta karotenit në natyrë, ndaj ajo duhet përdorur mundësisht në një vakt në ditë që të merret një sasi e konsiderueshme e beta karotenit. Në brendësi të patates së ëmbël dominon ngjyra e portokalltë dhe shpesh edhe ajo vjollcë. Por, ngjyra e brendshme e patates vështirë të dallohet nga lëkura. Studimet kanë treguar që patatja e ëmbël ka aftësi superiore për të rritur nivelin e vitaminës A në gjak dhe kjo është një mundësi e çmuar sidomos për fëmijët. Sipas studimeve në 100 gramë patate gjenden deri 1,600 mikrogram vitaminë A që do të thotë se kjo patate mund të plotësojë 35% deri në 90 % të nevojës për vitaminë A. Të mirat e kësaj patate i përjeton më mirë sistemi tretës sepse ajo ul ndjeshëm rreziqet që vijnë nga metalet apo radikalet e lira.

Është një ide e shkëlqyer t’i shtoni pak yndyrë gatimeve tuaja me patate të ëmbël, pasi në këtë mënyrë garantoni çlirimin e plotë të beta karotenit në këtë perime. Do të mjaftojë vetëm një minimum prej 3-5 gramë yndyrë në formën e një luge gjelle me vaj ulliri të mirë dhe magjia është gati. Nga ana tjetër, përgatitja në avull e patateve të ëmbla ka avantazhe kundrejt zjerjes apo pjekjes në furrë për shkak se ruan më mirë vlerat ushqimore dhe garanton nivele më cilësore të sheqerit.

Patatet e ëmbla janë të pasura në antioksidantë. Gjithashtu ato përmbajnë elementë anti-inflamatorë dhe ofrojnë përmirësime të ndjeshme në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Thellësia e ngjyrës së verdhë apo të portokalltë të patates të ëmbël është direkt e lidhur me përmbajtjen e beta-karotenit. Oranizmi i njeriut është në gjendje të prodhojë vetë vitaminën A me ndihmën e beta-karotenit që gjendet tek patatja e ëmbël, prandaj ky ushqyes quhet edhe si Provitamina A.

Historia

Patatja e ëmbël erdhi për herë të parë në Evropë nga duart e Kristofor Kolombit, pas udhëtimit të tij në Botën e Re në vitin 1492. Kina mban vendin e parë të prodhimit të saj me 80 milionë ton çdo vit, ndjekur nga Afrika me 14 milionë ton,

Amerika Qendrore dhe Jugore me 2 milion ton dhe Shtetet e Bashkuara me 1 milion ton në vit.

Përzgjedhja

Zgjidhni patatet që kanë lëkurë të lëmuar dhe nuk kanë të çara, të nxira apo pika të zeza. Mos zgjidh patatet që ruhen në frigorifer sepse i ftohti ndryshon shijen e tyre. Patatet e ëmbla duhen ruajtur në një vend të freskët, të ajrosur dhe të errët. Ato mund të zgjasin plot 10 ditë. Patatet e ëmbla nuk duhen mbyllur në qese plastike, por në qeset rrjetë që lejon ajrosjen.

Metoda e gatimit

Vlerat më të mira shëndetësore në uljen e nivelit të sheqerit në gjak mund t’i merrni duke i zier në avull ose në ujë. Studimet kanë konfirmuar që varianti i zierjes së patates në avull dhe në ujë, por jo pjekja kanë efekt më të mirë në shëndet./AgroWeb.org