Pica e Shtëpisë me Domate dhe Rukola

3.1k 0

Pica e shtëpisë është mënyra më fantastike për të mbledhur familjen rreth tryezës përmes një recete të shëndetshme që tundon shijen e kujtdo.

Embëlsia tradicionale e domateve të thara në diell dhe barishteve shumëngjyrëshe e bëjnë picën e gatuar në shtëpi, shumë herë më të shëndetshme dhe më të mirë se ajo e blerë në piceri.

Sekreti i recetës së sugjeruar nga AgroWeb.org është që brumit të picës i duhet dhënë shumë kohë për të ardhur në mënyrë që të bëhet shumë fleksibël në përpunimin e petës së hollë.

Si ta përgatisni krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit

Brumi

4 filxhanë çaji me miell shumë përdorimësh

1 lugë gjelle me sheqer

1 lugë çaji me maja të ardhur

1 gotë e çerek çaji me ujë të ngrotë

3 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër

1 lugë çaji me kripë

Mbushja

32 gjysma domatesh të thara (Nëse preferoni mund te zgjidhni edhe domate të freskëta)

4 thelpinj hudhër të prerë hollë

Çerek gote çaji me vaj ekstra të virgjër ulliri

450 gramë djathtë mocarela të freskët

Kripë dhe piper të bluar hollë

2 filxhanë çaji me gjethe rukola

Përgatitja

Hapi 1

Përzieni miellin, sheqerin dhe majanë. Shtoni gjysmën e ujit të ngrohtë, vajin e ullirit dhe kripën.

Punojeni brumin me dorë dhe më pas shtoni edhe pjesën e mbetur të ujit.

Brumi duhet punuar deri sa të formoni një top të mirëfilltë.

Kur brumi të jetë formuar siç duhet, atëherë transferojeni në një enë tjetër të yndyrosur dhe mbulojeni me një mbështjellëse plastike.

Lëreni të qëndrojë në një vend të ngrohtë deri sa brumi të jetë dyfishuar në përmasa. Kjo arrihet në një orë e gjysmë.

Hapi 2

Ngroheni furrën në 250°. Nëse ju gjendet një enë guri për pica futeni atë në pjesën fundore të furrrës. Në të kundërt mund të përdorni tepsi normale.

Hapi 3 

Brumin punojeni në një sipërfaqe të fortë të lyer me miell dhe ndajeni në 8 pjesë të barabarta. Secilës prej tyre jepini formën e topthave dhe më pas sheshojini në forma rrethore. Mbulojini me mbështjellëse plastike dhe lërini të qëndrojnë për rreth 20 minuta.

Hapi 4 

Hidhini domatet në një tenxhere dhe mbulojini me ujë. Lërini të ziejnë deri sa të zbuten për rreth 5 minuta. Kullojeni ujin dhe pastaj pritini domatet. Në një mikser përzieni hudhrën dhe vajin e ullirit.

Hapi 5 

Rrathët e brumit lyejini me purenë e hudhrës. Hidhni domatet dhe djathin sipër tyre. Shtoni sërish nga pureja e hudhrës me vaj ulliri dhe kripë e piper.

Piqeni në enën e gurit ose në tepsi për 4 minuta deri sa korja e picës të jetë krokante dhe djathi të jetë shkrirë. Pas pjekjes shtoni pak rukola dhe servirini të ngrohta./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.