Të Pathënat E Industrisë Së Bulmetit

439 0

Njerëzit kanë besim të palëkundur tek fakti se produktet e bulmetit janë burimi më i mirë i kalçiumit, një nga mineralet më të nevojshme për shëndetin.

A është kjo një strategji marketingu e industrisë së bulmetit?

Që në klasë të parë, fëmijët mësojnë se duhet të pijnë qumësht për të pasur kocka të forta.

Që në këtë pikë, kuptohet se fushatat e industrisë së ushqimeve të bulmetit kanë qenë të suksesshme.

Fushatat E Industrisë Së Bulmetit

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, produktet e bulmetit përmbajnë kalçium, por organizmi nuk e përthith të gjithin.

Që të përthithë kalçiumin, trupi ka nevojë për një mineral tjetër që është magnezi.

Qumështi dhe produktet e tjera përmbajnë sasi të vogla të magnezit.

Pa praninë e tij, trupi përthith 25 përqind të përmbajtjes së kalçiumit në produktet e bulmetit.

Pa magnez, kalçiumi i tepruar përdoret gabimisht nga organizmi.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, qumështi nuk është burim i madh i kalçiumit.

Qumështi i Lopës Është Për Viçin Jo Për Njeriun

Njeriu është specia e vetme në planet që pi qumështin e prodhuar nga një specie tjetër.

Në vitet 40, një lopë prodhonte mbi 2,600 litra qumësht gjatë gjithë jetës së saj.

Tani, një lopë që shfrytëzohet nga kompanitë e bulmetit prodhon mbi 9,500 litra qumësht.

Qumështi nuk është i dëmshëm, por studimet thonë se ai nuk është burim aq thelbësor kalçiumi sa trumbetohet.

Kocka Të Forta Nga Kalçiumi i Gjelbër

Marrja e sasisë së duhur të kalçiumit është e domosdoshme për të ulur rrezikun e osteoporozës.

Konsumi i kalçiumit dhe vitaminës D, janë të rëndësishme për të ruajtur dendësinë dhe forcën e kockave.

Fëmijët nga 4 deri në 8 vjeç  dhe të rriturit kanë nevojë për 1000 mg kalçium.

Fëmijët nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 1300 mg kalçium.

Ushqimet më të pasura me kalçium që përthithet mirë nga organizmi janë bishtajoret, barishtet, brokoli, lakra, tërshëra, fasulet, farat e susamit, bajamet dhe shpargu.

Plotësoni nevojat tuaja për kalçium me këto ushqime të larmishme por edhe të shëndetshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.