Kimikatet që na Rrethojnë Përditë dhe Dëmtojnë Organizmin

2.4k 0

Në ditët e sotme, çdo gjë që na rrethon është burim toksinash.

Këtu futen edhe ushqimet, rrobat apo lodrat e fëmijëve.

Sado i kujdesshëm të jetë njeriu, toksinat e gjejnë një mënyrë të futen në shtëpinë dhe trupin e njeriut.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org gjithçka ju duhet të dini mbi kimikatet e përditshme që dëmtojnë organizmin.

Si Arrijnë Toksinat Të Futen Në Jetën E Njeriut

Shishja E Ujit

Shishet plastike të ujit janë të ekspozuar ndaj luhatjes së temperaturave gjë që nxit çlirimin e disa toksinave të caktuara që imitojnë estrogjenin dhe prishin ekuilibrat hormonalë.

Sipas të dhënave të cilave u referohet AgroWeb.org toksina të tjera tek plastika luajnë një rol të rëndësishëm në sëmundjet që prekin mushkëritë dhe zemrën.

Pajisjet E Kuzhinës

Tenxheret dhe tiganët prodhohen me materiale të ndryshme, disa prej të cilave janë përgjegjëse për shfaqjen e problemeve tek veshkat, tiroidet, kolesterolit të lartë, kolitit e të tjerë.

Mobiljet

Shumë mobilje trajtohen me solucione të ndryshme që synojnë të vështirësojnë rënien e zjarrit.

Por këto substanca toksike shkaktojnë probleme për shëndetin.

Rrobat

Rrobat që veshim përditë mund të përmbajnë plot 2400 substanca toksike dhe të paktën 10 përqind e tyre është një kërcënim serioz për njeriun dhe ambientin.

Ushqimet Dhe Lodrat Për Bebe Dhe Fëmijë

Ushqimet industriale për bebe paketohen në shishe plastike të posaçme të cilat përmbajnë disa lloje të rrezikshme toksinash.

Ndërkohë pjatat, gotat, lodrat dhe produkte të tjera plastike për fëmijë, janë gjithashtu një burim i konsiderueshëm toksinash.

Sapuni i Duarve

Shumë prej locioneve larëse për duart përmbajnë një toksinë të rrezikshme që quhet triklosan, e cila përfundon në lumenjtë dhe detet duke dëmtuar botën nënujore.

Sikur të mos mjaftonte dëmi mjedisor, kjo toksinë shkakton probleme tek mushkërive.

Makina E Larjes

Sipas të dhënave të AgroWeb.org edhe kapsulat shumëngjyrëshe larëse janë problematike për shëndetin e fëmijëve.

Përveç ekspozimit rastësor ndaj përmbajtjes së kapsulave, fëmijët rrezikohen edhe nga kimikatet që ato përmbajnë që transferohen më pas nga rrobat në mobile dhe në rrjetin e ujit.

Telefoni, Tableti Dhe Kompjuteri

Mbi 50 përqind e pajisjeve teknologjike përdorin substanca toksike që përbëjnë rrezik serioz dhe shkaktojnë dëmtim të trurit dhe veshkave.

Solucionet E Pastrimit Të Shtëpisë

Shumë prej produkteve industriale të pastrimit të shtëpisë përmbajnë substanca toksike që besohet të kenë ndikim negativ në shëndetin e sistemit riprodhues tek gratë.

Shampot, Buzëkuqi Dhe Pasta E Dhëmbëve

Sendet e kujdesit personal janë gjithashtu të ndotura me toksina të ndryshme që përfshihen gjatë prodhimit, përpunimit ose paketimit.

Ato përfundojnë në kanalizime, ujërat e lumenjve, deteve duke krijuar një rreth vicioz ndotjeje. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.