Lëngu i Kivit – Imunitet dhe Zemër e Fortë

842 0

Kivi është një frutat më të mira për konsumatorët. Në këmbim të pak kalorive, vetë fruti por edhe lëngu i kivit,  të jep një sasi të jashtëzakonshme ushqyesish, mineralesh dhe vitaminash.

Në krahasim me frutat e tjera, kivi është një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Vlerat e kivit përftohen jo vetëm duke konsumuar frutin të plotë, por edhe lëngun e tij.

Dashamirësit e këtij lëngu në Shqipëri janë të shumtë. Ajo që të bën përshtypje tek lëngu i kivit është shija e veçantë që të tkurr qiellzën por edhe fakti që është i butë dhe shkrihet këndshëm me farat krokante.

Shija nuk duhet të jetë arsyeja e vetme që duhet të provoni lëngun e kivit, sepse ai ofron shumë të mira.

Lexoni më poshtë, informacionet e përgatitura nga AgroWeb.org dhe do të mësoni mbi përdorimet e lëngut të kivit dhe përfitimet për shëndetin e organizmit.

Lufton stresin dhe ndihmon në rikthimin e elektroliteve

Nëse keni shumë aktivitet fizik ose ushtroheni në palestër rregullisht, atëherë duhet të mos e ndani lëngun e kivit nga dieta juaj, sepse ky lëng do t’ju ndihmojë të riktheni të gjitha elektrolitet e humbura gjatë aktivitetit.

Ky lëng do t’ju ndihmojë edhe të përballoni stresin më lehtë. Serotonina që gjendet tek lëngu i kivit ka një ndikim të fortë në humorin e njeriut. Lëngu i kivit arrin të të ndihmojë të ruash qetësinë dhe të kesh një vetëpërmbajtje më të madhe. Falë tij, mund të parandaloni stresin.

Trajton çrregullimet me frymëmarrjen

Studimet kanë treguar që lëngu i kivit është plot vlera në trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes. Ai është jashtëzakonisht efikas në trajtimin e problemeve si azma, marrja e frymës apo edhe kolla.

Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Njerëzit që pijnë lëng kivi rregullisht kanë më pak gjasa të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Lëngu ndihmon në parandalimin e trombozës dhe ul tensionin e gjakut sidomos tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Të gjitha këto vlera ulin rrezikun e goditjeve në tru apo në zemër.

Lufton dhe parandalon formimin e rrudhave

Lëngu i kivit është i mbushur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe vonojnë plakjen. Konsumimi i rregullt i lëngut të kivit parandalon formimin e rrudhave shumë herë më lehtë se çdo produkt tjetër kozmetik. Falë tij do të keni një pamje më rinore.

Forcon imunitetin

Lëngu i kivit është shumë i pasur me minerale dhe vitamina, që janë fort të rëndësishme për një sistem imunitar të fortë. Kur kjo ndodh, natyrshëm do të keni një mirëqënie solide.

Për shëndetin e flokëve

Lëngu i kivit është shumë i pasur me vitaminë E, që është thelbësore për rritjen dhe shëndetin e flokëve.

Konsumimi i mjaftueshëm i kësaj vitamine ndihmon në rritjen e shpejtë të flokëve. Ndaj nëse doni që flokët t’ju rriten shpejt, atëherë duhet të pini të paktën një lëng kivi çdo ditë. Ky frut i pasur me antioksidantë përmban plot 20 ushqyes natyralë.

Kivit kanë pak kalori por japin shumë energji, duke u kthyer në një alternativë fantastike për ata që duan të humbin në peshë.

Vlerat e kivit përfshijnë edhe rritjen dhe mirëmbajtjen e kockave, shëndetin e syve dhe një gjumë të mirë e të qetë./AgroWeb.org