Faktet e Reja – Kur Duhet të Shqetësoheni për Tensionin e Gjakut

4.7k 0

Një studim i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org e ka ulur pragun e shëndetshëm të tensionit të gjakut nga 140/90 mm Hg në 130/80 mm Hg apo 13 me 8, siç njihet në gjuhën e përditshme.

Ky ndryshim domethënës nënkupton se numri i meshkujve të diagnostikuar me tension të lartë të gjakut trefishohet dhe ai i femrave dyfishohet.

Çfarë Është Tensioni I Gjakut?

Përfytyrojini enët e gjakut si tuba të vegjël e të hollë.

Tensioni sistolik i gjakut përshkruhet me shifrën më të lartë të numrave të mësipërm.

Kjo shifër mat tensionin brenda enëve të gjakut në momentin që zemra rreh.

Tensioni diastolik i gjakut nga ana tjetër reflekton presionin në arterie mes çdo rrahje.

Ndaj nëse matja e tensionit tregon shifrat 130/80, kjo tregon se tensioni sistolik është 130 ndërsa ai diastolik është 80.

Të dy tensionet janë të rëndësishme.

Rritja e nivelit të një prej tyre mjafton që njeriu të diagnostikohet me këtë problem mjekësor.

Megjithatë, shumica e njerëzve kanë probleme me tensionin sistolik të gjakut, sepse gjatë plakjes, enët e gjakut ngurtësohen më shumë dhe presioni rritet duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Përse Duhet Të Shqetësohemi Për Tensionin E Gjakut?

Sëmundjet e zemrës dhe ishemia janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve të parakohshme mes grave dhe burrave në mbarë botën.

Nga ana tjetër, tensioni i lartë i gjakut është një nga faktorët e rrezikut që mund të parandalohet më lehtë.

Çfarë Dëmi Shkakton Tensioni I Gjakut?

Sipas studimit, të cilave i referohet AgroWeb.org nëse tensioni është shumë i lartë ai mund të shkaktojë çarje të shtresës së brendshme të enëve të gjakut.

Është vetë sistemi imunitar ai që përpiqet të ‘arnojë’ një çarje të mundshme duke shfrytëzuar kolesterolin.

Por kësisoj enët e gjakut ngushtohen shumë duke parandaluar qarkullimin e gjakut dhe të oksigjenit.

Kjo është arsyeja përse sëmundjet e zemrës njihen si një vrasës i heshtur.

Njeriu mund të ndihet për bukuri deri sa një ditë të pësojë një atak në zemër ose ishemi.

Sipas këtij studimi të fundit, shumë njerëz janë më të rrezikuar nga tensioni i gjakut dhe pritet që në dhjetë vitet e ardhshme nevoja për trajtim mjekësor të jetë më e madhe.

Si Të Ulni Tensionin E Lartë Të Gjakut?

Ushtrimet e aerobisë e ulin tensionin sistolik të gjakut me nga 4 deri në 9 mm hg dhe atë diastolik me 2 deri në 3 mm Hg.

Rënia në peshë e ul tensionin e gjakut me 5 deri në 20 mm Hg.

Kufizimi i kripës e ul tensionin e gjakut me nga 2 deri në 8 mm Hg.

Njerëzit mbi 60 vjeç duhet të fokusohen tek rënia në peshë dhe kufizimi i kripës.

Lënia e duhanit rimëkëmb nervat që kontrollojnë tensionin e gjakut

Kufizimi i stresit rikthen ekuilibrat e hormoneve dhe nervave./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.