Skandali me Ushqimet – Mbyllen Tre Lokale Në Jalë, Kushte Të Rënda Higjenike

602 0

Mbyllen tre lokale me kushte të rënda higjenike në Jalë, të cilat mund t’i shihni në fotot në fund të lajmit.

Në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, AKU ka mbyllur shumë lokale, bare e punishte që tregëtojnë në kushte skandaloze higjenike.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Jalë ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku”  janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë  për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

Pak ditë më parë një hetimi policor zbuloi se në Shëngjin ishte ngritur një biznes për tregtimin e produkteve të mishit që kishte shitur prej vitesh mish të kalbur dhe që nuk plotësonte standardet më minimale.

Policia e Lezhës sekuestroi 528 kg produkte mishi gjatë operacionit të koduar “Rotten meat” (mishi i kalbur).

Sipas të dhënave zyrtare të cilave u referohet AgroWeb.org, ky person tregtonte në Shëngjin, në mënyrë të kundërligjshme e jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Ky shtetas shpërndante produktet e tij në restorante apo “Fast Food-e”  në Shëngjin si dhe një punishte në Tiranë që është mbyllur nga AKU.

Simptomat nga helmimi

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, shfaqja e simptomave të helmimit varet nga përqindja e mikrobeve që përmban ushqimi i prishur.

Personat e helmuar kanë të dridhura dhe në shumicën e rasteve temperaturë të lartë.

Në gati të gjitha rastet, thonë ekspertët, personat kanë një plogështi dhe dehidratim të organizmit.

AgroWeb.org, rekomandon të mos neglizhoni të shkoni te mjeku nëse keni këto simptoma si edhe të denonconi rastet e dyshimta per tregëtim në kshte të rënda higjenike./AgroWeb.org

Më poshtë fotot e ardhura nga AKU, nga subjektet e bllokuara.

Foto 2

Foto 3

Foto 4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.