Kamomili është një nga bimët mjekësore më të shëndetshme për organizmin.
Çaji i bërë prej tij është një kurë shumë e mirë për shqetësimet fizike por edhe emocionale.
Ky çaj fantastik bimor ndihmon kundër pagjumësisë, përmirëson sistemin imunitar dhe largon stresin.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i kamomilit qetëson nervat, eliminon gazrat e stomakut, lehtëson tretjen dhe shumë më tepër.
Ky lëng plot vlera mund të shijohet veçmas por edhe duke u kombinuar me përbërës të tjerë të rëndësishëm siç është xhenxhefili.
Në këtë recetë të rekomanduar nga AgroWeb.org do të mësoni se si të përfitoni vlerat e kamomilit në një çaj të kombinuar me lëngun e xhenxhefilit.
Çaji Kamomili Me Xhenxhefil
Përbërësit:
1 lugë çaji me lule kamomili,
1 gotë e gjysmë me ujë,
Gjysëm luge çaji me kanellë pluhur.
Një majë luge me xhenxhefil pluhur ose një copë e vogël xhenxhefili të freskët të grirë hollë.
Një lugë çaji me mjaltë (opsionale)
Përgatitja:
Ziejeni ujin dhe fusni kamomilin.
Mbajeni për 4-10 minuta.
Më pas, shtoni kanellën dhe xhenxhefilin.
Pasi të zjejë për pak minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltin.
Kur konsumohet gjatë darkës, ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të çlodhet, e të bëhet gati për një gjumë të rehatshëm e të qetë.
Vlerat E Çajit Të Kamomilit
E sjell gjumin sa hap e mbyll sytë
Çaji i kamomilit dhe vajrat që kanë si përbërës këtë bimë përdoren gjerësisht për vetitë e tyre qetësuese.
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë provuar se përbërja kimike e kamomilit ka veti qetësuese.
Për një frymëmarrje më të qetë gjatë ftohjes
Nuk mund të themi se kamomili është një kurë për ftohjet, por ai mund të qetësojë ndjeshëm shqetësimet e shkaktuara nga simptomat.
Studimet tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infesksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Kamomili përmban elementë anti-inflamator, të cilat mund të shpjegojnë këtë efekt pozitiv.
Stres? Çfarë stresi?
Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit.
Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.
Një studim zbuloi se pacientët që përjetonin shpesh herë ankth treguan përmirësime nga marrja e ekstrakteve të kamomilit nëpërmjet kapsulave.
Kamomili ndër të tjera përdoret edhe për kurimin e dhimbjeve të stomakut, të barkut dhe si vaj për të kuruar plagët, ekzemat./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje