Farat E Karafilit – Përdorimet Kundër Rrudhave Dhe Për Shëndet Të Mirë

4k 0

Aroma e ëmbël dhe pikante e farave të karafilit e bën këtë të fundit një nga katër erëzat e rralla dhe më të vlefshme për njerëzimin.

Ky grupim përfshin edhe kanellën, specin djegës dhe lajthinë.

Farave të karafilit iu thuren lavde jo vetëm për vlerat medicinale por edhe për përdorimet shtëpiake dhe ato të bukurisë.

Përdorimet Shtëpiake Të Farave Të Karafilit

Farat e karafilit përdoren për të t’i dhënë aromë të mirë shtëpisë.

AgroWeb.org ju këshillon të përzieni 5-10 pika nga vaji esencial i karafilit në një shishe spërkatëse të mbushur me ujë dhe freskoni shtëpinë.

Për të larguar mykun që mund të ketë zënë vend në një zonë të shtëpisë përzieni gjysëm luge çaji me vaj esencial karafili në dy gota ujë.

Spërkateni zonën me këtë solucion dhe fshijeni me një pecetë të lagur.

Përdorimi I Farave Të Karafilit Për Shëndetin

Farat e karafilit janë përdorur në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve për shekuj me rradhë.

Kjo erëz bashkë me sherebelën dhe rigonin janë ndër burimet më të fuqishme të antioksidantëve të përqendruar.

Këto antioksidantë largojnë radikalet e lira dhe përmirësojnë imunitetin.

Farat e karafilit dhe vaji esencial përdoren për të larguar gazrat dhe fryrjen e stomakut.

Karafili është një erëz që përmirëson nivelin e sheqerit në gjak por edhe ruan dendësinë kockore.

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar gjithashtu se farat e karafilit pengojnë zhvillimin e tumorëve veçanërisht atij të mushkërive.

Farat e karafilit rekomandohen kundër mykut por edhe për rikthimin e ekuilibrave të baktereve të mira dhe të këqija në stomak.

Këto fara qetësojnë nervat, largojnë stresin dhe ankthin.

Ato gjithashtu kanë aftësi të zbusin dhimbjet dhe shpesh përdoren kundër dhimbjeve të dhëmbëve.

Përdorimet E Farave Të Karafilit Për Bukurinë

Farat e karafilit janë të pasur me vitaminat A dhe C ndaj duhen përfshirë në rutinën e përditshme të bukurisë.

Nëse përzieni karafilin në variantin pluhur me mjaltë dhe ta vendosni në lëkurë mund të zgjidhni problemin e akneve.

Kundër njollave që lënë aknet mund të përdorni 3 pika me vaj esencial karafili dhe një lugë çaji me vaj të arrës së kokosit.

Nëse përzieni një pikë të vajit esencial të karafilit me pak vaj të arrës së kokosit do të ushqeni lëkurën dhe ajo do të ketë një paraqitje më rinore.

Vaji esencial i farave të karafilit ka aftësinë të forcojë dhe trashë flokun por edhe të balancojë yndyrën në lëkurë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.