Ëmbëlsirë e Shpejtë pa Pjekje – Delikatesë e Lehtë Plot Shije

6.7k 0

Kjo është një recetë e veçantë, e cila do t’ju mahnisë me shijen e saj fantastike dhe të lehtë.

Përgatitet shumë shpejt, në vetëm pak minuta, por është mhanitëse në shijen që ofron.

AgroWeb.org ju udhëzon më poshtë hapat që duhet të ndiqni për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire, e cila kërkon vetëm katër përbërës.

Përgatitja e Ëmbëlsirës

Përbërësit

  •  800 ml qumësht
  • 8 lugë gjelle me sheqer
  • 2 pako me puding çokollate (i gjeni në markete, nëse preferoni mund të përdorni puding me vanilje apo me shije të tjera)
  • 2 pako biskota të thjeshta drejtkëndore

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të hidhni qumështin në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr të avashtë. Më parë sigurohuni që të lini një gotë me qumësht mënjanë.

Ndërkohë, hidhni sheqerin në një tas, shtoni pluhurin e dy pakove të pudingut dhe shtoni gotën e qumështit që keni lënë mënjanë.

Përzjeini të gjitha bashkë, sheqerin, pluhurin e pudingut dhe qumështin derisa masa të bëhet homogjene.

Kur qumështi të jetë ngrohur shtoni me ngadalë, duke trazuar vazhdimisht masën e lëngshme të pudingut dhe vijoni të përzjeni derisa masa të mpikset e të bëhet kremoze.

Më pas, largoheni nga zjarri dhe lëreni mënjanë.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju udhëzon që të nisni përgatitjen e ëmbëlsirës. Hapni biskotat.

Merrni biskotat një e nga një, lyejini me nga një lugë çaji puding në mes dhe bashkojini me njëra tjetrën.

Biskotat e lyera me puding vendosini në një pjatancë të madhe.

Pasi t’i keni lyer të gjitha me puding dhe t’i keni bashkuar me njëra tjetrën ose vendosni në një tavë një rresht me biskota, një shtresë me puding e kshu me rradhë, me pjesën e mbetur të pudingut lyeni të gjitha anët e ëmbëlsirës dhe sipërfaqen.

Nëse preferoni, në sipërfaqe mund të shtoni disa arra të thërrmuara, biskota të thërrmuara, fruta të thata apo edhe reçelra të ndryshëm.

Futeni në frigorifer për 2-3 orë, e më pas nxirreni nga frigoriferi dhe shërbejeni duke e ndarë në racione. Gjatë kohë që qendron në frigorifer, biskotat do të zbuten ndërsa kremi do të bëhet kompakt.

Këtë recetë mund ta përgatisni edhe me dy lloje pudingu, çokollate dhe vaniljeje dhe me njërin lloj të bëni mbushjen brenda biskotave dhe me tjetrën pjesën e jashtme të ëmbëlsirës (si në foto)./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.