Programi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural IPARD II
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) publikon njoftimin paraprak mbi Thirrjen e Parë për aplikime të vitit 2018.
Në vijim AgroWeb.org ju sjell informacionet e plota sipas linkeve tek të cilat mund të merret më tepër informacion i hollësishëm.
Aplikimet për të përfituar nga Programi i ri IPARD, me një fond prej 94 milionë euro do të pranohen nga 30 nëntori 2018 deri në 30 janar 2019, pranë zyrës qendrore të AZHBR-së.
Synimi i Programit IPARD
Programi synon të mbështesë fermerët, shoqëritë e bashkimit bujqësor, stabilimentet e përpunimit ushqimor, personat fizikë, juridikë, mikro-sipërmarrjet dhe sipërmarrjet e vogla private jo bujqësore që kryejnë investime në sektorin bujqësisë.
Investimet përfshijnë prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, mishit, fruta perimeve, vreshtave, investime mund të kryhen në akuakulturë, si dhe në lidhje me shërbimet për popullsinë e zonave rurale, turizmin natyror, si dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Programi IPARD ka qenë transformues për sektorin e bujqësisë të shumë vende në rajonin e Ballkanit.
Njoftim Paraprak Thirrja e Pare per Aplikime Nr.1.2018
Udhëzuesi dhe anekset për aplikantët
UDHËZUESI PËR APLIKANTËT 3 MASAT IPARD II – Narrative Shqip
Aneks 1.1 Formular Aplikimi për Masën 1 Investime fizike në fermë
Aneks 1.2 Formular Aplikimi për Masën 3 Investime në agropërpunim
Aneks 1.3 Formular Aplikimi për Masën 7 Diversifikimi i fermës
Aneks 2.1 Plani i biznesit. Pjesa Pershkruese
Aneks 2.2 Plani i Biznesit. Pjesa Financiare
Aneks 2.2 Plani i Biznesit. Pjesa Financiare – Shembull
Aneks 2.3 Udhëzime për plotësimin e planit të biznesit
Aneks 3.1 Projekti teknik. Pjesa 1. Përshkrimi
Aneks 3.2 Projekti teknik. Pjesa 2. Tabelat Financiare
Aneks 3.3 Udhëzime për plotësimin e Projektit Teknik
Aneks 4.1 Kërkesa për pagesë Masa 1
Aneks 4.2 Kërkesa për pagesë Masa 3
Aneks 4.3 Kërkesa për pagesë Masa 7
Aneks 5 Arsyet e skualifikimit
Aneks 6 Lista e Shpenzimeve te Pranueshme
Aneks 7 Lista e Njësive të Qeverisjes Vendore
Aneks 8 Frutat dhe Perimet e Pranueshme
Aneks 9 Lista e vendeve të pranueshme të origjines
Aneks 10 Prodhimet bujqësore Traktati KE
Aneks 11 Formati i Kontrates se Grantit
Informacionet e mësipërme janë zyrtare dhe ju drejtojnë tek faqet e autorizuara të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR)./AgroWeb.org