Pite të Mbushura me Mish të Grirë – Përgatisni Recetën me Shije Speciale

5k 0

Më të shijshme e më fantastike nuk ka.

Një recetë e thejshtë, shumë e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi por që të kënaq nepsin dhe oreksin me shijen e mrekullueshme.

Ideale për t’u shoqëruar e kombinuar edhe me gatime të tjera, siç janë supat e lehta apo sallatat e freskëta të stinës.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë, një mënyrë të mrekullueshme të përgatitjes së piteve të mbushura me mish të grirë.

Përgatitja e Piteve të Mbushura me Mish

Përbërësit 

  • ½ kg miell
  • 200 gr kos
  • Gjysmë luge kafeje me sodë buke
  • Kripë

Për mbushjen

  • 300 gr mish i grirë
  • 1 kokërr qepë
  • 1 kokërr domate e bërë
  • 1 karrotë
  • Piper i zi
  • kripë

Përgatitja 

Në një tas të madh hidhni miellin dhe hapni një gropë në mes.

Shtoni aty kosin, hidhni kripën si dhe sodën dhe përzjejini mirë me duar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Sipas preferencës mund të shtoni edhe një kokërr vezë gjatë punimit të brumit me dorë.

Kur brumi është shndërruar në një masë kompakte por jo të thatë, mbulojeni me një pecetë kuzhine. Lëreni që të pushojë për një orë në një ambjent disi të ngrohtë.

Ndërkohë përgatisni mbushjen me mish të grirë.

Kaurdisni në një tigan me vaj ulliri qepën derisa volumi saj të bjerë, shtoni karrotën e grirë hollë, mishin e grirë, vijoni ta kaurdisni e më pas shtoni domaten e grirë, piperin dhe kripën.

Karudisini të gjitha bashkë, shtoni pak ujë sa masa të ziejë dhe largojeni nga zjarri kur masa të jetë gati në formën e një salce jo shumë të lëngshme.

Më pas, ndajeni brumin në toptha të vegjël.

Në tavolinën e punës në kuzhinë nisni t’i hapni ato përmes një petësi në formë të rrumbullakët në madhësinë që dëshironi.

Pasi e keni shtruar petën, shtoni brenda nga dy lugë nga masa e mbushjes me mish të grirë dhe paloseni piten duke mbyllur buzët e saj përmes dhëmëzave të një piruni.

Më pas kalojini pitet për skuqje në tigan nga të dyja anët.

Këtë recetë mund ta përgatisni edhe me mbushje të tjera sipas dëshirës./AgroWeb.org