nga AgroWeb më 10 November, 2022

Kompostoja e Ftoit – Receta e Ëmbël e Vjeshtës

Kjo ëmbëlsirë ftoi kombinohet shumë mirë me ushqimet e kripura, pikante por edhe me akulloret. Ftonjtë me të drejtë cilësohen si xhevahirët e artë të vjeshtës e dimrit. Shumë të shijshëm, me aromën e tyre speciale dhe  athtësinë emblematike që i karakterizon ftonjtë janë frutat që përshtaten më së miri në receta të ndryshme tradicionale […]

nga AgroWeb më 27 October, 2022

Receta e Kompostos së Shegës – Shija Delikate Ëmbëlsuese

Kompostoja është një përzierje e copave të plota të frutave me lëng të ëmbëlsuar. Ajo përgatitet shumë më shpejt sesa reçeli dhe ka më pak sheqer. Për të përgatitur këtë recetë, ju duhen vetëm tre përbërës: kokrrat e shegës, lëng portokalli dhe sheqer. Portokalli në këtë recetë ndihmon në balancimin e shijes së shegës. Megjithatë […]

nga AgroWeb më 16 September, 2022

Sardele në Furrë – Shije e Mrekullueshme në 20 Minuta

Deti është shtëpia e thesareve më të çmuara. Një prej këtyre thesareve janë sardelet. Sardelet konsiderohen një mik i mirë i shëndetit të njeriut. Këta peshq janë të mbushur me vlera ushqimore dhe shëndetësore të jashtëzakonshme, që i zgjasin jetën njeriut. AgroWeb sjell më poshtë një recetë fantastike të përgatitjes së sardeleve në furrë e […]

nga AgroWeb më 6 September, 2022

Fiqtë e fundit në treg – Si të Përgatisni Reçelin me Shijen më të Mirë

Reçeli i fikut përgatitet krejt lehtë dhe është fantastik për t’u konsumuar në çdo stinë. Të gjitha llojet e reçelit shqiptar janë fantastike, të shijshme e plot ëmbëlsi, por si shija e reçelit të fikut nuk ka! Është e pamundur të mungojë në kuzhinën e amvisave shqiptare, të cilat e përgatisin çdo vit plot delikatesë […]

nga AgroWeb më 18 August, 2022

Receta e Veçantë e Reçelit të Fikut të Detit – Si ta Përgatisni

Fiku i detit  përdoret për përgatitjen e një reçeli të një cilësie të lartë dhe shumë të shijshëm. Por përpara se të përgatisni reçelin, duhet të merrreni me fikun dhe ta zhvishni atë nga gjembat dhe më pas të merreni me farat. AgroWeb.org do t’ju tregojë disa teknika për përgatitjen sa më të lehtë të […]

nga AgroWeb më 25 July, 2022

Pite të Mbushura me Gjizë – Më të Dashurat nga Duart e Amvisave

Pitet e përgatitura nga nënat shqiptare janë padyshim gatimi më i preferuar i të vegjëlve ashtu si edhe të rriturve. Të mbushura me gjizë a me djathë, me qepë e domate, me mish grirë a me spinaq pitet ofrojnë një shije fantastike që të përfshin tërësisht duke të ndjellë për t’i konsumuar sa më parë. […]

nga AgroWeb më 27 May, 2022

Makarona Me Mish Të Grirë – Si t’i Përgatisni Për Një Darkë Plot Shije

Padyshim që Italia është atdheu i makaronave. Spaghetti-it e famshme me shijen e tyre tunduese kanë magjepsur gjithë botën. E sigurisht, të gjithë jemi dakord me këtë fakt. Por fantazia dhe mjeshtëria në kuzhinë i lë gjithmonë një shteg të hapur sfidës. Receta shqiptare, e përkryer e makaronave me kima është rasti tipik kur shijet […]

nga AgroWeb më 10 May, 2022

Bamje Jahni – Shije Fantastike nga Kuzhina Shqiptare

Bamjet janë perimet më fantastike, plot shije e të pasura me vlera ushqyese. Tradita e kuzhinës shqiptare në përgatitjen e bamjeve është e mrekullueshme në shijen që ofron. Të përgatitura në tavë balte e të pjekura në furrë, gjellë apo edhe supë, bamjet mbeten përherë fantastike në shijen që ofrojnë. Duke qenë se është një […]

nga AgroWeb më 20 April, 2022

Shishqebap Shtëpie – I Shijshëm Sipas Traditës Shqiptare

Në doni të shtroni një shije fantastike në tryezë e të mblidhni menjëherë gjithë familjen rreth saj, përgatisni shishqebap shtëpie sipas traditës së vjetër të kuzhinës shqiptare. Dikur ka qenë një nga gatimet më speciale e më të veçanta mes gjithë recetave të përgatitjes së mishrave. Por edhe sot shija e tij të mrekullon njëlloj. […]

nga AgroWeb më 11 February, 2022

Tespishte me Bajame – Ëmbëlsi nga Kulinaria Shqiptare

Tespishtja është një traditë e hershme e kuzhinës shqiptare, e cila përgatitet kryesisht në zonat veriore të vendit, përfshirë edhe Kosovën. Një ëmbëlsirë unike, me sherbet e cila kombinohet me bajame, por edhe me fruta të tjera të kombinuara nga amvisat e që ngacmojnë shijen për t’i provuar menjëherë. AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën […]

nga AgroWeb më 1 February, 2022

Kaçamaku i Shtëpisë – Receta e Trevave Shqiptare

Në ka një gatim që të ndjell oreksin ai është kaçamaku. Ky ushqim është përgatitur në trevat shqiptare prej qindra shekujsh. Në fillimet e kësaj recete të përhapur gjërësisht në të gjitha vendet e Ballkanit, kaçamaku servirej në kushtet e varfërisë. Ai ishte një gatim i thjeshtë, i shpejtë, i shijshëm dhe ndjellës pa shumë […]

nga AgroWeb më 29 December, 2021

Bakllava Tradicionale – Ëmbëlsia Mahnitëse E Tryezës Shqiptare

E ëmbël dhe shije plotë, me sherbet e arra , bakllavaja pa dyshim është lezeti i tryezës shqiptare në raste festash dhe gëzimesh familjare. Një traditë e trashëguar brez pas brezi nga nënat e gjyshet, kjo ëmbëlsirë vijon të mbetet edhe sot më e preferuara e shqiptarëve. Deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë bakllavaja u konsiderua […]

nga AgroWeb më 6 December, 2021

Makarona Të Pjekura Me Pulë, Presh Dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga gatimet më të mira me perimet e freskëta të stinës. Edhe pse do t’ju duhet të kaloni pak kohë në kuzhinë, është e sigurt që kjo pjatë nuk do t’ju zhgënjejë. Gjithashtu, në rast se ju ka tepruar pak pulë nga dita e mëparshme, kjo recetë […]

nga AgroWeb më 22 November, 2021

Supa e Shijshme e Nënës – Receta që të Ngroh Shpirtin dhe Organizmin

Recetat më të dashura, me shijet që nuk do të harrohen kurrë janë gatimet e mrekullueshme nga duart e nënave. Në mjaft zona të ndryshme të vendit, kur pyet se si e quajnë këtë recetë, amvisat buzëqeshin dhe tregojnë me krenari që mban emrin më të shtrenjtë në botë, Receta e Supës së Nënës. AgroWeb.org […]

nga AgroWeb më 17 October, 2021

Fokaçe Me Qepë – Shije E Veçantë Pulieze

Karakteristika dalluese e fokaçes Pulieze është prania e patateve të ziera në brumë. Ndryshe nga fokaçet e zakonshme të cilat mbushen brenda, kjo fokaçe zbukurohet në sipërfaqe me qepë dhe ullinj të zi, për një shije të thjeshtë por të veçantë. Dhe falë përdorimit të patateve, brumi i saj qëndron i butë për më gjatë. […]

nga AgroWeb më 15 October, 2021

Si të Përgatisni Mish Pule të Zier me Lëng Limoni – Shije e Mrekullueshme

Gatimet me pulë janë gjithnjë ndër zgjedhjet e para në rastet kur nuk keni shumë kohë të përgatisni dreka apo darka të mira. Kjo për shkak të shijes së mirë që ky mish ka, vlerave që i dhuron trupit, por dhe për shkak të lehtësisë në përgatitje. Në këtë shkrim AgroWeb.org do t’jua lehtësojë edhe […]

nga AgroWeb më 1 April, 2021

Petulla Topolake – Të Shpejta, Speciale Për Mëngjes

Fantastike për mëngjes dhe shoqëruese të këndshme për drekë, petullat mbeten një nga gatimet speciale jo vetëm për familjen por edhe miqtë e të afërmit. Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim në krye të listës së gatimeve shqiptare janë petullat. Vështirë t’u rezistosh! […]

nga AgroWeb më 10 December, 2020

Supë e Ngrohtë me Fasule të Bardha – Receta Plot Vlera

Kur temperaturat fillojnë e bien, ajo që të shkon në mendje është një recetë që të ngroh organzimin. Pjata që mban vendin e parë për vlera dhe rigjallërimin e trupit është pikërisht supa. Dhe një nga avantazhet më të mëdha të përgatitjes së saj, është se përbërësit i keni në frigoriferin tuaj. Supa është mbase […]

nga AgroWeb më 13 November, 2020

Pite të Mbushura me Mish të Grirë – Përgatisni Recetën me Shije Speciale

Më të shijshme e më fantastike nuk ka. Një recetë e thejshtë, shumë e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi por që të kënaq nepsin dhe oreksin me shijen e mrekullueshme. Ideale për t’u shoqëruar e kombinuar edhe me gatime të tjera, siç janë supat e lehta apo sallatat e freskëta të stinës. AgroWeb.org ju […]

nga AgroWeb më 19 July, 2018

Prevedeja e Boronicës, Receta e Ëmbël

Gjatë dimrit, amvisat shqiptare e përdorin shurupin e prevedesë për të kuruar virozat dhe kollën. Prevedeja është një nga recetat më unike që nënat shqiptare na kanë servirur. Prevedeja e thanës, kumbullës dhe ftoit janë të famshme për shijen magjike dhe vlerat kuruese. Gjatë dimrit, amvisat shqiptare e përdorin shurupin e prevedesë për të kuruar […]