762 kg Produkte Ushqimore të Skaduara Në Kufirin Shqiptar

424 0

Autoritet Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 762 kg produkte ushqimore të skaduara.

Bllokimi është bërë të mërkurën në pikën kufitare të Morinës.

Këto ngarkesa ushqimore ku përfshiheshin produkte si majonezë, ketchup dhe xhel karameli ishin nisur nga Kosova për të ardhur në Shqipëri.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se vijon kontrollet e rrepta ndaj subjekteve që tentojnë të tregtojnë produkte ushqimore të pasigurta.

Gjatë kontrollit në kufi, Inspektorët e AKU-së kanë konstatuar këto mangësi: 

Në certifikatën e cilësisësë ri-eksportit origjina ishte shkruar Kosovë

Produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.

Produkti yndyrë gatimi në etiketë kishte të shënuar “preferohet të përdoret para datës 30.03.2016” nderkohe qe në ambalazh (kapaku i kutise plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.

Produktet e ngarkeses (majonezë, Ketchup dhe xhel karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it dhe datën e prodhimit dhe skadencës

AKU, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ngarkesa është kthyer në vendin e origjinës nga ishte nisur, Kosova.

Pas ndryshimeve në Kodin Penal, që do të miratohen së shpejti masat ndëshkuese ndaj kujtdo që abuzon me sigurinë ushqimore do të jenë tejet të ashpra dhe parashikojnë dënim me burg.

Projekti Për Sigurinë Ushqimore

Ndërkohë ekspertët më të mirë europianë nga Irlanda dhe Finlanda kane mbërritur në Shqipëri për të nisur projektin e rëndësishëm për konsumatorët shqiptarë, atë të garantimit të sigurisë ushqimore.

Irlanda vlerësohet si vendi i parë në Europë dhe i dyti në botë për ekspertizën dhe nivelin e lartë të standardeve për sigurinë ushqimore.

Bashkimi Europian ka nisur programin e ri, me një fond prej 5 milionë eurosh “Mbështetje për Sigurinë e Ushqimit, Standardet Veterinare dhe Fitosanitare.

Programi do të realizohet dhe mbikqyret  nga një ekip eksperësh të organeve publike nga Shtetet Anëtare të BE-së, i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore i Irlandës.

Pjesë e këtij ekipi është gjithashtu Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Finlandës, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës të Irlandës, si dhe CBS Creative Business Solutions në Shqipëri./AgroWeb.org